Horoskopi, 12 nentor 2013

anazapta

Dashi

Është përsëri Afërdita, ylli i dashurisë ai që do të dominojë në shenjë dhe së bashku me Jupiterin do t’jua lehtësojë shumë punën në të gjitha aspektet. Hezitues për të marrë një vendim ju bën Hëna.

 

Demi

Sektori më i turbullt, sot është ai i parave: mos jepni borxh dhe kujdes si i shpenzoni. Mërkuri në shenjë sjell marrëveshje më të thellë brenda çiftit e shoqëruar me një dialog shumë të sinqertë me partnerin.

 

Binjakët

Më Hënën në shenjë ndiheni më euforikë, plot me energji dhe në formë të shkëlqyer. Kujdes ama mos u hidhni në investime të rrezikshme, guximi nuk duhet ngatërruar me pakujdesinë.

 

Gaforrja

Seleksiononi me kujdes programin e ditës, për të mos humbur kohë, e mbi të gjitha, për të mos takuar njerëz me të cilët nuk keni asgjë të përbashkët. Mirë sektori i punës.

 

Luani

Nëse keni vendosur të kaloni me miqtë ditën e sotme, mund të kënaqeni duke shkëmbyer ide dhe të njihni njerëz shumë interesantë. Ndërsa në dashuri, jeni në harmoni të përkryer me partnerin.

 

Virgjëresha

Hëna në kundërshitm me shenjën tuaj nuk është një tregues edhe aq pozitiv. Do të jeni shumë kritikë dhe të tjerët do t’ju ngacmojnë dhe do t’ju irritojnë më shumë.

 

Peshorja

Është Hëna që pikërisht në një shenjë ajri ju bën të rigjeni humorin dhe ironinë, përveç shkëputjes pak elegante dhe atë tërheqje të veçantë që çlironi në momentet më të bukura.

 

Akrepi

Nëse ndiheni pak të motivuar dhe të pasigurt përsa i përket çështjeve praktike, blerjeve apo qarkullimit të parave, është mirë që këto vendime t’ua lini familjarëve ose partnerit.

 

Shigjetari

Do të ndiheni mirë dhe në harmoni të përkryer me ambientin që ju rrethon. Kjo ditë sjell në fakt siguri dhe stabilitet në jetën afektive dhe në marrëdhëniet në dashuri.

 

Bricjapi

Mërkuri shoqëron një ditë gëzueshme, të këndshme dhe shumë frenetike nën profilin sentimental, si për ata që janë vetëm ashtu edhe për çiftet e lumtur.

 

Ujori

Me Hënën tek binjakët mund të ndryshoni pak sferën sentimentale. Dedikojani këtë ditë argëtimit, kënaqësive, relaksit me miqtë që keni kohë që nuk i keni takuar.

 

Peshqit

Kjo ditë do të kalojë në një dembelizëm të ëmbël me miqtë më të afërt, gjë që do t’ju pëlqejë shumë. Ndërsa me partnerin marrëveshja do të jetë e shkëlqyer.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *