Horoskopi, 12 prill 2015

anazapta

Dashi

Doni të hidhni një hap vendimtar por nuk mundni, nga që një zë  misterioz i brendshëm ju shtyn të mos e bëni. Ndoshta nganjëherë është mirë të dëgjosh zërin e zemrës se sa atë të arsyes.

 

Demi

Pritet të jetë një fundjavë shumë intensive dhe ndoshta edhe lodhshme edhe në aspektin psikofizikk, pasi do të keni kundërshtimin e Hënës që ju bëhet pengesë në probleme të ndryshme. Mirë shëndeti.

 

Binjakët

Përsëri të lindurit e kësaj shenje duhet ta ndjejnë veten të sigurtë nën egidën e yllit të tyre Merkurit, që edhe sot do t’i asistojë në shumë aspekte. Jeni shumë dinamikë dhe pasionalë.

 

Gaforrja

Sektori më i favorizuar për ju sot do të jetë ai i punës, ku edhe do të keni mbështetjen më të madhe të Merkurit dhe Afërditës. Probleme të vogla shëndeti vijnë nga stressi i akumuluar.

 

Luani

Edhe të lindurit e kësaj shenje do të jenë nën  ndikimin pozitiv të Merkurit, i cili do t’ju mbështesë fuqishëm në sektorin që keni më për zemër, atë të biznesit. Mirë edhe erosi.

 

Virgjeresha

Afërdita  është tashmë “padrone absolute” shejën tuaj, qëe do të thotë se nuk do të keni asnjë pengesë në çështjet e zemrës, madje, një njohje e re duket në horizont. Mirë edhe shëndeti.

 

Peshorja

Duke pasur parasysh orbitat e Marsit. Uranit dhe deri diku edhe të Hënës, pritet të jetë përgjithësisht një ditë e mirë për ju. Surprizat ju vijnë andej nga nuk jua merr mendja. Nga afër.

 

Akrepi

Një pjesë e parë e ditës diasi e turbullut dhe “gri” do të kalojë shumë shpejt, për t’ia lënë vendin një pjese të dytë shumë më aktive e me variacione. Hëna ju bën të magjishëm ën syte e partnerit.

 

Shigjetari

Nuk mjafton të keni ide dhe të jeni shumë aktivë, nëse nuk do të dini t’i koordinoni cilësitë tuaja në këtë aspek me zgjedhjet që bëni me njerëzit që ju duhen. Interesant erosi.

 

Bricjapi

Parashikohet një ditë në përgjithësi e qetë dhe pa shumë ndryshime në aspektin profesional. Megjithatë, situata pritet të ndryshojë me pozicionin e ri të Afërditës në shenjë.

 

Ujori

Parashikohet një ditë mjaft e mirë pë ju që i përkisni kësaj shenje, e cila do të jetë “plot” me yje të mirë. Zhvillime të reja në sektorin ku punoni, por edhe njohje të reja ju presin.

 

Peshqit

Marsi i “vrullshëm” në shenjë si gjithmonë do të “shkundë” shumë nga ju që i përkisni asaj, por kujdes, sepse kjo mund të bëjë që të hidhni hapa të nxituara. Afërdita ju ndihmon në çështjet e zemrës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *