Horoskopi, 12 shkurt 2020

anazapta

Dashi

Duhet të jeni të përgatitur për një periudhë impenjative dhe të ngjeshur në drejtim të aktivitetit tuaj të përditshëm. Mirë ekonomia, por kujdes, tension në rritje në raportet ndërpersonale.

 

Demi

Duket se ka ardhur momenti për një kthesë pozitive në ecurinë e aktiviteteve tuaja, pasi sot Mërkuri, Marsi dhe deri diku edhe Afërdita janë në një orbitë shumë të favorshme. Moment i mirë edhe për dashurinë.

 

Binjakët

Edhe pse nuk është një moment i mirë për shumë prej të lindurve të kësaj shenje, nuk duhet humbur besimi, sidomos tani që suksesin e keni shumë më pranë. Jeni paksa konfuzë.

 

Gaforrja

Do të jeni nën egidën e një Saturni shumë pozitiv, prandaj sot priten gjëra mjaft interesante, sidomos në aspektin profesional, ku mund të keni një ngritje në detyrë. Mos kini frikë nga e panjohura.

 

Luani

Marsi është në një pozicion të favorshëm për anën profesionale, ku  sot vështirë të keni kundërshtarë, por sot keni kundër Hënën, e cila sjell “sherre” të vogla në dashuri. Kujdes nga sëmundjet e stinës.

 

Virgjëresha

Në përgjithësi të lindurit e kësaj shenje do të jenë të favorizuar nga yjet, por duhet të kenë parasysh se janë të tjerët ata që mundohen të nxjerrin përfitime në kurriz të tyre. Pozitiv erosi.

 

Peshorja

Është një periudhë jo e lehtë kjo nëpër të cilën po kaloni, por megjithatë aftësia juaj për t’ia dalë në krye edhe në momente të tilla do të bëjë që t’ia hidhni edhe kësaj radhe.

 

Akrepi

Edhe për ju, kuadri yjor, me hyrjen e Afërditës në shenjë dhe me Marsin në një orbitë pozitive, pritet një ditë përgjithësisht e mirë. Ndoshta është momenti që një projekt i juaj të marrë formë e të plotë.

 

Shigjetari

Kur ke mbi kokë një hënë agresive duket se është normale të jesh, si i thonë një fjale “me hënë”, prandaj mos u çuditni nëse sot ju ndodh të ndryshoni mendje shpesh. Mirë erosi.

 

Bricjapi

Tani jeni në kulmin e dinamizmit e kjo duhet shfrytëzuar për të çuar deri në fund një iniciativë të ndërmarrë kohët e fundit. Mërkuri dhe Marsi në shenjë, ju japin stimuj dhe energji të reja.

 

Ujori

Kuadri yjor sot është shumë i qetë, por është fjala për një qetësi sipërfaqësore, sepse priten zhvillime të reja në drejtim të aktivitetit. Jeni tërheqës, por kujdes, se pse mund të fillojë t’ju pëlqejë vetja shumë!

 

Peshqit

Kalimi i Marsit shenjë, që do të jetë mjaft pozitiv për shumë prej jush që qëndrojnë gjatë kësaj kohe kanë qenë apatikë dhe pa shumë ide. Një propozim i ri për punë nuk duhet refuzuar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *