Horoskopi 12 shtator 2013

redaktor

Dashi

Duhet të mblidhni forcat dhe përqendroheni më shumë në punë për të arritur përfundimet, apo projektet tuaja. Çështjet tuaja të zemrës mund të zgjidhen me një angazhim të dyanshëm.

 

Demi

Jupiteri në shenjë ju këshillon të mos nxitoheni në marrjen e nismave të ndryshme. Mundohuni të kuptoni se ç’ju intereson më shumë. Kujdes në marrëdhëniet me familjen dhe të tjerët.

 

Binjakët

Spostimi i Marsit në shenjën e Bricjapit mund t’ju sjellë probleme të paparashikuara të karakterit ekonomik. Gjithashtu probleme do të keni nëse jeni në udhëtim. Por, në dashuri do të keni shumë shans.

 

Gaforrja

Një ngjarje e paparashikuar, por pozitive për ju mund t’i japë një superioritet imazhit tuaj profesional dhe t’ju sjellë letësime të dëshirueshme. Të shkëlqyera duken edhe marrëdhëniet me miqtë tuaj.

 

Luani

Klima në punë mund të bëhet pak e rëndë si pasojë e Marsit në shenjë. Mos humbni kohë duke kërkuar gabimet tuaja. Mos harroni se këto tensione zgjasin pak. Bëni kujdes me shëndetin.

 

Virgjëresha

Qielli është duke ju ftuar në një sfidë që s’duhet ta injoroni. Duhet t’i jepni më shumë mundësi vetes dhe të shihni përtej aparencës të disa fakteve. Zënka të vogëla dashurie.

 

Peshorja

Në punë mund të dalin në pah disa fakte të rëndësishme që do t’ju ndihmojnë në marrjen e një vendimi. Dashuria do të jetë për ju një eliksir që do t’ju bëjë të harroni çdo kundërshtim.

 

Akrepi

Ide, mendime dhe perspektiva të ardhshme profilizohen totalisht ndryshe nga ato aktualet. Hidhërimet e vogla të këtyre kohëve të fundit do të zëvendësohen nga sodisfaksione të merituara.

 

Shigjetari

Me largimin e Marsit nga shenja juaj, duket se do të pushojnë tensionet e do të jeni më të lehtësuar psikologjiksht. Afërdita ju sjell lehtësime atyre që kohët e fundit kanë patur probleme dashurie apo shëndeti.

 

Bricjapi

Ardhja e planetit të kuq në shenjë mund të sjellë lajme të rëndësishme. Priten mundësi të mira të premtuara veçanërisht nga Urani. Një telefonatë e largët ju bën të kujtoni miqtë e vjetër.

 

Ujori

Dita e sotme do të karakterizohet nga një qetësi tepër të kërkuar. Një ditë ideale kjo për të shijuar pak më shumë jetën. Në jetën dashurore do të përjetoni momente me të vërtetë magjike.

 

Peshqit

Puna është në qendër të vëmendjes nga Merkuri. Perspektivat dhe angazhimet në muajt e ardhshëm mund të mos jenë më si tani (gjithnjë në avantazhin tuaj). Ju këshillohet një vizitë shëndetësore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *