Dashi
Sot do të jeni nën ndikimin e yjeve që nuk hu favorizojnë, prandaj edhe do ta keni vërtet të të vështirë (por jo të pamundur). Bëni mirë që rë kufizoni sa të jetë e mundur shpenzimet e panevojshme.
Demi
Marsi “i trazuar” në shenjë paralajmëron një ditë plot tension, prandaj duhet të jeni të përgatitur për ta përballuar. Ndoshta Merkuri mund t’ju sjell stimujt e nevojshëm për të qenë aktivë.
Binjkakët
Do të jeni shumë të kërkuar në drejtim të punës dhe impenjimet tuaja mund të shumfishohen gjatë ditës, por kjo nuk do të thotë të lini pas dore problemet tuaja të ngutshme. Mirë shëndeti.
Gaforrja
Më në fund duket se Saturni është në një orbitë të përshtatshme për ju, prandaj edhe parashikohet një ditë nën shenjën e punës dhe të raporteve ndërpersonale. Paksa të turbullt në ide.
Luani
Sot do të jeni nën ndikimin e një Hënë agresive dhe të një Merkuri jo edhe aq të favorshëm e për pasojë do të jeni disi nervozë. Edhe gjërat më të vogla mund t’ju duken drama…
Virgjëresha
Urani për ju sot është ylli më i mirë dhe jo vetëm që do të bëjë që t’ju rikthehet humori i mirë, por nga a na tjetër do t’ju ndihmojë në zhbllokimin e një situate të nderë ndërmjet partnerësh.
Peshorja
Ka qenë vërtet shumë pozoitiv Merkuri në shenjën tuaj, aq sa edhe tani që është larguar efeketi pozitiv i tij do të vazhdojë për inerci. Por kujdes. Përpiquni të likuidoni dikë që pretendon paratë e tij.
Akrepi
Çfarë mund të thuhet kur Hëna dhe Afërdita shkojën krah për krah në shenjë? Sigurisht që do të favorizojnën sentiomental e duke intensifikuar dhe raportet ndërmjet partnerëve. Mirë shëndeti.
Shigjetari
Duke pasur parasysh se “mbi kokë” keni Jupiterin dhe Marsin ka shumë të ngjarë që ëndrrat tuaja të bëhen realitet, por për këtë duhet më shumë iniciativë nga ana juaj. Pak problematik erosi.
Bricjapi
Pritet të jetë një ditë e favorshme për sektorin e aktivitetit tuaj, por kjo nuk do të thotë se duhet të prisni t’ju bien gjërat nga qielli. A nuk mendoni se duhet të qëndroni më parnë partnerit?.
Ujori
Kalimi i Merkurit në shenjë duket se do ta ngjyrosë me “gri”qiellin tuaj por nuk do të zgjasë shumë, pasi situata do të jthehet në favorin tuaj. Raporte më të ngrohta me partnerin.
Peshqit
Marsi dhe Urani ju nxisin të tregoheni më agresivë. Gjërat që i kishit lënë mënjanë tani duket se po fillojnë t’ju interesojnë përsëri. Mundohuni të shfrytëzoni më mirë rastet që iu paraqiten.
