Horoskopi, 13 janar 2013

anazapta

Dashi

Ndonëse qielli juaj duket disi i “turbullt”, mes shumë yjeve spikat Mërkuri, falë të cilit sot mund të arrini të përfundoni një marrëveshje ekonomike me rëndësi. Humori le për të dëshiruar.

 

Demi

Sot nuk vlen shumë kuraja dhe guximi juaj, pasi me pak dhelpëri mund të arrini objektiva të cilat nuk mund të arrihen kollaj me dy cilësitë e para. Marsi imponon ritme të larta.

 

Binjakët

Me Mërkurin mbi kokë që është edhe ylli juaj i mirë, të nisësh një projekt të ri, do të thotë ta fillosh “me këmbë të mbarë”. Të shpenzosh për ato që duhen nuk do të thotë të jesh dorëlëshuar.

 

Gaforrja

Edhe pse humori juaj duket se do të jetë i luhatur, në tërësi dita e sotme pritet të jetë e mirë në të gjitha aspektet. Me dialog mund të arrini shumë më tepër nga ç’mund të bëni nëpërmjet arrogancës.

 

Luani

Nga njëra anë është Marsi në shenjë ai që sjell një farë frenezie në veprimet tuaja, ndërsa nga ana tjetër, Afërdita premton të rindezë ndjenja të topitura prej shumë kohësh.

 

Virgjëresha

Në sajë të Jupiterit të favorshëm në shenjë, sot mund të keni momente kulmore në aspektin ekonomik (sidomos për ata që merren me biznes). Një përgjigje që prisnit prej kohe mund t’ju gëzojë.

 

Peshorja

Me një Mërkur shumë të favorshëm sot do të keni mudësi reale jo vetëm për të fituar më shumë në planin ekonomik, por edhe për të rifituar një miqësi thuajse të humbur.

 

Akrepi

Ndonëse Mërkuri në një pozicion të papërshtatshëm për ju mund të sjellë ndonjë problem të vogël, nuk është mirë që t’i dramatizoni gjërat, siç bëni zakonisht. Erosi duket i ripërtërirë.

 

Shigjetari

Marsi dhe Mërkuri janë në një kontrast të tillë që do të reflektohet edhe në shumë prej të lidurit e kësaj shenje, që për shkak të tij do të jenë nervozë dhe jo shumë të shoqërueshëm.

 

Bricjapi

Nëse jeni duke medituar për të marrë një vendim, sot, me hënën e favorshme në shenjë me siguri që do t’i  jepni fund hezitimeve dhe do të hidhni hapin e shumëpritur. Mirë shëndeti.

 

Ujori

Me një kuadër yjor jo edhe aq të kthjellët, është e pritshme një ditë jo shumë pozitive, prandaj edhe humori juaj do të jetë në të njëjtin nivel. Kujdes në sektorin e financave.

 

Peshqit

Me Marsin dhe Jupiterin mbi kokë në aspektin profesional do të ndjeheni “të blinduar”, por nuk do të mungojnë edhe kënaqësitë në fushën financiare. Merruni më shumë me aktivitet fizik.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *