Dashi
Përpiquni të shfrytëzoni rastet e mira që mund t’ju paraqiten sot në sektorin ku punoni, pasi si zor të përsëritet një shans tjetër. Hëna sot ju bën pak ëndërrimtarë por edhe të sertë.
Demi
Edhe për ju është hëna në shenjë që do “t’i fryjë” entuziazmit tuaj e do t’ju bëjë më fletë, por kujdes sepse mund të kaloni në eufori. Priten rezultate mjaft të mira edhe në punë.
Binjakët
Pozicioni aktual i yjeve është i favorshëm, sidomos me Merkurin tepër pozitiv që ju mbështet veçanërisht në aspektin ekonomike financiar. Është momenti që t’i kushtoni rëndësi investimit.
Gaforrja
Sot do të jeni në plan të parë, prandaj kujdesuni më shumë për imazhin tuaj, pasi mund të jeni nën vëzhgimin e atyre që interesohen për ju. Raportet me partnerin duken shumë të mira.
Luani
Falë shumë yjeve të favorshëm sot do të jeni shumë të kërkuar e kjo bën që të arrini disa objektiva. Nëse tregoheni të kujdesshëm gjithçka do të funksionojë për mrekulli edhe në raportet me të tjerët.
Virgjëresha
Për të arritur atë që synoni prej kohësh, pikë së pari duhet të impenjoheni në maksimum e pastaj duhet të tregoheni të durueshëm, tolerantë dhe të disponueshëm ndaj të tjerëve.
Peshorja
Duhet t’i peshoni mirë gjërat e të mos ngatërroni problemet tuaja personale me ato që kanë të bëjnë me punën, ndryshe mund të komprometoni të dyja fushat. Interesant një takim i papritur.
Akrepi
Falë energjive dhe vrullit tuaj sot do të jeni një hap para rivalëve tuaj më të fortë e për të mbajtur ritmin do të keni edhe mbështetjen e Marsit më shenjë. Mirë edhe fusha sentimentale.
Shigjetari
Me Merkurin në një pozicion aspak të favorshëm do të keni vërtet pak për të bërë e ndoshta nuk duhet të nervozoheni, por të prisni situata më të favorshme. Mirë erosi.
Bricjapi
Duket një ditë e mirë për sektorin e punës, ku nuk është çudi që të arrini një objektiv të pa shpresuar e që për më tepër mund të jetë shumë i kënaqshëm sidomos nga ana financiare.
Ujori
Është mirë të tregoheni të hapur e, pse jo edhe tolerantë në një çështje delikate sepse ndryshe do të thotë të prishni përfundimisht një raport. Më të ekuilibruar në shpenzimet.
Peshqit
Kuadri yjor pozitiv premton për rezultate të mira në punë dhe arritje të papritura në fushën e ndjenjave. Megjithatë ju sugjerohet të mos ngatërroheni në një çështje delikate që nuk ju takon.
