Dashi
Keni shumë ide, shumë projekte dhe, mbi të gjitha jeni edhe të frymëzuar për t’i vënë në jetë, por për momentin duhet të prisni, pasi Mërkuri tani po sjell vetëm pështjellim dhe konfuzion.
Demi
Duket se Hëna do të hyje në shenjën tuaj duke ju sjellë atë që ju ka munguar këto kohët e fundit, vendosmërinë për të vazhduar më tej. Por kujdes, sepse mund t’ju bëjë edhe disi nervozë.
Binjakët
Në përgjithësi, kuadri yjor për ju që i përkisni kësaj shenje do të jetë pothuajse ai i kohëve të fundit, ndërsa ju do të jeni impenjuar në shumë drejtime. Shikoni pak edhe jetën sentimentale.
Gaforrja
Sot do t’ju duhet vërtet të përballoni një ditë të vështirë, pasi Mërkuri në një orbitë aspak të favorshme sjell shumë stres dhe pak zgjidhje. Pjesa e dytë e ditës do të jetë më e qetë, me ardhjen e Hënës.
Luani
Tranziti i Hënës në shenjën tuaj nuk duket nga ato më të përshtatshmit, megjithatë vazhdoni të jeni akoma nën egidën e një Afërdite që “kujdeset” shumë për aspektin sentimental. Mirë shëndeti.
Virgjëresha
Keni tre aletë sot në yje, pikërisht Mërkurin, Afërditën dher Marsin, të cilët do t’ju sjellin energji të reja për të përballuar një ditë me shumë impenjime. Mundohuni të jeni më konstruktivë.
Peshorja
Me gjithë kontrastin e Mërkurit, është Afërdita ajo që ndodhet në një orbitë të favorshme për ju dhe që do të jetë mbështetësja juaj në fushën sentimentale dhe në raportet ndërpersonale.
Akrepi
Hëna “ngacmuese” në shenjë do të diktojë sot jo vetëm në jetën tuaj sentimentale, por edhe në raportet shoqërore, ndrësa Mërkuri stimulon aftësitë tuaja krijuese. Kujdes nga sëmundjet e stinës.
Shigjetari
Me një qiell të mbushur me “aleatë” si Jupiteri, Urani dhe Neptuni, nuk ka sesi të mos jetë një ditë e mirë për ju, sidomos në aspektin ekonomik, por kujdes, mblidheni pak dorën me shpenzimet.
Bricjapi
Keni energji, dëshirë për të bërë, objektiva për të arritur dhe ambicje që të shtyjnë të veproni, por keni edhe diçka tjetër që nuk duhet ta keni, sepse ju bëhet pengesë. Eshtë nxitimi juaj tipik.
Ujori
Terreni në të cilën do t’ju duhet të lëvizni gjatë ditës së sotme është i vështirë, pasi e bëjnë të tillë kontrastet e vazhdueshme Mars-Afërditë. Atë që se bëni dot mik, s’keni pse e bëni armik.
Peshqit
Shenjës suaj është duke iu afruar Urani, i cili do të jetë në pjesën më të madhe të tranzitit në këtë shenjë një aleat i juaji. Ndjeheni shumë të aftë, por kujdes, mos i nënvleftësoni kundërshtarët.
