Horoskopi, 13 shtator 2013

anazapta

Dashi

Me Marsin dhe Hënën në kontrast mes tyre, sot duket se do të jetë shumë e vështirë që të ruani qetësinë dhe të mos rrëmbeheni në vendime. Edhe në planin afektiv jeni shumë të trazuar.

 

Demi

Kuadri yjor duket shumë pozitiv me një numër yjesh që ju mbështesin në shumë fusha. Mund të jetë një moment shumë i mirë për të udhëtuar, por edhe për të ndërmarrë nisma.

 

Binjakët

Parashikohet një fundjavë e mirë, por mjaft intensive në planin profesional. Keni shumë për të bërë prandaj mos i zvarritni gjërat siç e keni zakon. Jeta në çift shumë interesante.

 

Gaforrja

Është një kuadër yjor mjaft pozitiv edhe për ju që i përkisni kësaj shenje, sidomos përsa i përket fushës sentimentale, e cila stimulohet nga Afërdita. Fundjavë intensive në jetën çift.

 

Luani

Një situatë yjore shumë komplekse kjo e juaja tani, se edhe ju vetë nganjëherë jeni po aq të ndërlikuar. Megjithatë, yjet thonë se fundjava do të jetë shumë e mirë. Mirë edhe erosi.

 

Virgjëresha

Me kaq shumë yje të mirë dhe me natyrën tuaj mjaft kërkuese nuk do ta keni të vështirë të arrini atë që dëshironi. Mbase një udhëtim i shkurtër do të ndikojë pozitivisht në raportet me partnerin.

 

Peshorja

Me Marsin në një orbitë të favorshme, duket se gjërat do të shkojnë mirë edhe pse mund të jeni paksa më nervozë se zakonisht. Fundjavë e qetë, por mundohuni të jeni më tolerantë.

 

Akrepi

Shumë stres e shumë lodhje e akumluar gjatë këtyre ditëve. A nuk do të ishte mirë që sot të mendoni vetëm për të kaluar sa më mirë fundjavën? Fusha sentimentale mjaft pozitive.

 

Shigjetari

Duhet të tregoni kujdes, pasi qielli sot do të jetë i dominuar nga një Mars ”i ngrysur” e që mund të favorizojë sherret dhe telashet e tjera, të cilat mund të kompromentojnë fundjavën.

 

Bricjapi

Edhe për të lindurit e kësaj shenje, kuadri yjor do të jetë sërish i trazuar, ndonëse Mërkuri duket më i orientuar në një orbitë të favorshme. Sidoqoftë fundjava do jetë pozitive.

 

Ujori

Nxitoni të mbaroni angazhimet që akoma ju mbajnë të lidhur me punën dhe mendoni të kaloni një fundjavë të mirë, në shoqërinë e njerëzve më të afërt tuaj, në mënyrë të veçantë të partnerit.

 

Peshqit

Pozicioni i Hënës në shenjë vazhdon të jetë i pafavorshëm, prandaj jeni edhe të irritueshëm për hiç gjë. Sidoqoftë, me gjithë kontrastin e satelitit tonë, fundjava pritet mjaft pozitive.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *