DASHI
Sot Hëna në shenjë duket shumë aktive, duke zgjuar te ju një romantizëm ndoshta të fashitur prej kohësh, por edhe duke ju shkundur nga një farë plogështie. Raporte intensive në planin sentimental.
DEMI
Në përgjithësi kuadri yjor për ju që i përkisni kësaj shenje është pozitiv në shumë aspekte. Një takim mund të jetë një rast shumë i mirë për të përmirësuar raportet me dikë.
BINJAKËT
Nuk është momenti të ankoheni e as të hiqni dorë që në pengesat e para që ju janë shfaqur. Fusha profesionale e suksesshme, ndërkohë që në planin sentimental ka shumë për të bërë
GAFORRJA
Preferoni gjërat e komplikuara dhe të vështira më mirë se të ndjeheni të “mëshiruar” nga dikush që ju ofron zgjidhje më të thjeshta. Është një ditë për t’ u marrë me qetësi.
LUANI
Merkuri ju favorizon së tepërmi në sektorin profesional. Do të jeni në qendër të vëmendjes dhe do të arrini një sukses në iniciativat tuaja. Mundohuni të përmirësoni raporte me partnerin.
VIRGJËRESHA
Pas një pauze të detyruar, tani e keni të vështirë të rifitoni ritmet me të cilat jeni mësuar të punoni. Por kjo nuk do të zgjasë shumë. Mendoni më mirë për të filluar një iniciativë të re.
PESHORJA
Kujdes në raportet me të tjerët, pasi Hëna dhe Marsi në shenjë ju bëjnë të jeni të papërmbajtur dhe agresivë në raportet me të tjerët. Më shumë duhet të bëni për partnerin tuaj.
AKREPI
Edhe një herë ju këshillohet të mos dëgjoni pëshpëritjet e atyre që me siguri nuk ua duan të mirën, por merrni situatën në dorë, nëse nuk doni të prishet një raport i solid me partnerin.
SHIGJETARI
Fusha profesionale sot do të jetë e “ndriçuar” nga Dielli, prandaj veproni pa humbur kohë pasi jo gjithmonë do të kini shanse të mira. Mundohuni të evitoni polemikat me miqtë tuaj.
BRICJAPI
Sot do të jeni të mbrojtur nga Mërkuri dhe Afërdita të cilët do t’ju japin energjitë e duhura për të arritur qëllimet tuaja. Ylli i dashurisë e bën shumë interesante fushën sentimentale.
UJORI
Do t’ju paraqiten oferta dhe mundësi të ndryshme e joshëse në punën tuaj, por ju vazhdoni të hezitoni pa asnjë motiv të besueshëm. Pse? Mos harroni të mbani premtimet me miqtë tuaj.
PESHQIT
Më në fund duket se edhe për ju ka ardhur momenti i pritur aq shumë. Prandaj mos u mendoni dy herë, sepse o sot o kurrë duhet të demonstroni se ç’jeni në gjendje të bëni. Interesante edhe fusha sentimentale.
