Dashi
Në përgjithësi dita e sotme do të jetë e mirë, pasi do të dominojë pozitiviteti i Marsit dhe Afërditës në shenjë. Në planin sentimental priten zhvillime interesante.
Demi
Rrethanat ju imponojnë të tregoheni të matur e të durueshëm, pasi vetëm kështu mund të përballoni një ditë plot kontraste e përplasje. Ditë intensive në raportet ndërpersonale.
Binjakët
Është një moment disi i veçantë për ju, sepse duket se nuk ju ecën fare, por është një situatë e përkohëshme. Nuk ju mungojnë as aftësitë e as mundësitë për t’ia dalë mbanë.
Gaforrja
Me pak fat dhe me ndihmën e Afërditës në shenjë sot do të keni mundësi të arrini një sukses të pashpresuar, si në punë ashtu edhe në dashuri. Një i njohur i vjetër mund të bëhet i dobishëm.
Luani
Nuk ju mungojnë idetë dhe projektet, por ca nga që nuk gjeni dot argumente, ca nga që nuk jeni konkretë, nuk arrini të jeni bindës. Mos hezitoni ndaj një oferte shumë të mirë që ju bëhet.
Virgjëresha
Qielli juaj bëhet gjithnjë e më i zymtë sepse Mërkuri dhe sidomos Afërdita janë të “rëndë” mbi “kokën tuaj”. Megjithatë forca e juaj e karakterit bën t’ia dilni mbanë edhe në raste të tilla.
Peshorja
Vazhdon “kënga” negative e “duetit” Mars-Mërkur në shenjë, prandaj sot do t’ju duhet të djersitni “shtatë këmishët” për të arritur një rezultat minimal. Peshojini mirë fjalët.
Akrepi
Parashikohet një ditë mjaft e mirë për ju që i përkisni kësaj shenje, sidomos në aspektin profesional, nga ju vinë edhe kënaqësitë më të mëdha. Mund të keni një ofertë tunduese.
Shigjetari
Sot, “efekti Saturn” do të ndjehet ca më shumë, prandaj edhe në pjesën më të madhe të ditës do të jeni disi i tendosur, por edhe melankolikë. Por për fatin tuaj, Hëna ju stimulon erosin.
Bricjapi
Sot Afërdita dhe Urani përbëjnë një stimul të vazhdueshëm në planin profesional dhe nga ana tjetër, janë ‘katalizatorët” më të mirë për fushën sentimentale. Më të hapur ndaj partnerit.
Ujori
Me përjashtim të ndonjë momenti tensioni me dikë, në përgjithësi, dita sot pritet të jetë e mirë dhe e qetë. Hëna është në pozicion të favorshëm për raportet ndërpersonale.
Peshqit
Ka ardhur momenti i përshtashëm për të “hedhur një hap vendimtar”, prandaj nuk duhet të vazhdoni të hezitoni. Pak më e komunikueshme me partnerin.