Dashi
Të gjithë do të kenë nevojë për aftësitë tuaja, prandaj sot do të jeni i shumëkërkuar, gjë që mund të sjellë tensione dhe stres. Megjithatë, fundjava parashikohet e mirë.
Demi
Në përgjithësi dita pritet të jetë e favorshme për të ndërmarrë një iniciativë (ndoshta edhe aktivitet të ri), por ju këshillohet të qëndroni larg njerëzve që ju ngjallin pak besim. Fundjavë e qetë.
Binjakët
Dielli dhe Merkuri, të sapo hyrë në shenjë, ju japin “karikimin” e nevojshëm për të mbyllur një javë të lodhshme e plot stres. Humori, që vazhdon të jetë nën “zero”, mund të komprometojë fundjavën.
Gaforrja
Pas një rënie të përkoshshme të gjallërisë, përmirësimet dhe ndryshimi i situatës në sektorin ku punoni kanë ndikuar pozitivisht dhe tani ndjeheni më të qetë shpirtërisht. Një udhëtim i shkurtër në fundjavë.
Luani
Nuk është në natyrën tuaj të kënaqeni me pak, prandaj është e kotë të ndaloni vrullin tuaj, pikërisht tani kur e ndjeni se asgjë s’mund t’ju ndalë më. Hëna do t’ju çojë në “planetin” dashuri.
Virgjëresha
Ndryshimet e papritura duket se ju kanë zënë në befasi dhe për natyrën tuaj, konservatore, nuk përtypen dot kollaj. Megjithatë, edhe pse nuk jeni shumë të kënaqur, pasionet tuaja janë të zjarrta .
Peshorja
Si gjithmonë, shumë prej jush, me afrimin e fundjavës ndjejnë një farë lodhje që mund t’ju bëjë paksa apatikë e që mund të reflektohet edhe në raportet ndërpersonale. Por do të rikuperoni shumë shpejt.
Akrepi
Mos kini asnjë droje të përballeni me probleme me të cilat asnjëherë nuk iu është dhënë mundësia të mateni, pasi sot do të keni mbështetjen e Marsit dhe Uranit që ju japin forcë. Pse kaq agresivë?
Shigjetari
Edhe pse Afërdita është në largim, do të ndikojë ndjeshëm në ringritjen e moralit tuaj dhe do ta keni shumë më të lehtë të fitoni një zemër. Me kartën e simpatisë mund të luani dhe të fitoni.
Bricjapi
Nësëe sot do të ndjeheni jo mirë fizikisht nuk duhet të shqetësoheni e aq më pak ta dramatizoni. Eshtë Marsi që amplifikon edhe gjërat më të vogla, prandaj mendoni më mirë për të zbavitur gjatë fundjavës.
Ujori
Janë planetet e shpejtë (Marsi e Merkuri) ata që me hyrjen e tyre në shenjë i japin një tjetër ritëm jetës suaj, që mund të jetë sfilitës, por ato që kanë rëndësi janë rezultatet. Fundjava mjaft pozitive.
Peshqit
Energji mjaft pozitivi iu transmetohen nga Marsi dhe Hëna, të cilat do të jenë mjaft të dobishme për të përmbyllur edhe ato pak gjëra që ju kanë mbetur nga java. Pas kësaj, fundjava do të jetë mjaft e mirë.
