Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”
Kronike Lajmi i fundit
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Horoskopi, 14 prill 2013
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Horoskopi > Horoskopi, 14 prill 2013
Horoskopi

Horoskopi, 14 prill 2013

anazapta
Published April 14, 2013
Share
SHARE

Dashi

Mërkuri sot në një pozicion jo shumë të favorshëm për ju mund të nxjerrë jo pak pengesa, kështu që parashikohet një ditë e ndërlikuar në shumë fusha. Ju këshillohet gjithmonë të ruani sensin e masës.

 

Demi

Nuk do ta keni edhe aq të lehtë sot, pasi janë një mori planetesh me Marsin dhe Afërditën në krye, të cilët i keni kundër. Mërkuri ju stimulon aftësitë krijuese, por jeni pak realistë.

 

Binjakët

Duket se impenjimet personale e ca më tepër, ato familjare do të jenë në rend të ditës për ju, por kjo nuk do të thotë aspak se për këtë shkak duhet të lini pas dore gjërat e tjera. Mund t’ju vijë një ofertë.

 

Gaforrja

Do të jeni nën drejtimin e Marsit dhe Afërditës, prandaj edhe siguria juaj sot do të jetë e madhe, por kujdes, mos hidhni hapa të nxituara. Ndjenjat dhe pasioni do të jenë vërtet në kulmin e tyre.

 

Luani

Parashikohet një ditë plot tensione e kontraste për ju në raportet me dikë, ashtu siç është edhe qielli juaj, me kontrastet e Jupiterit e Saturnit që japin energji, dhe të Marsit e Afërditës që ju “cimbisin” nervat.

 

Virgjëresha

Nuk duhet të djersitni shumë për të arritur suksesin, nëse bëhet fjalë për një lojë, por duhet të gjeni lëvizjen që jua jep këtë mundësi. Një takim i papritur mund t’ju prishë të gjithë programin për sot.

 

Peshorja

Duket se që sot angazhimet tuaja do të jenë shumë të mëdha, sepse, pas një periudhe qetësie, ju janë grumbulluar shumë probleme. Marsi ju jep stimujt që ju duhen, por duhet të tregoni maturi.

 

Akrepi

Hëna-Afërdita dhe Marsi sot do të jenë yjet tuaj të mirë e mesa duket do të jenë të tillë për disa kohë, duke iu mbështetur veçanërisht në fushën afektive. Duhet të jeni më racionale.

 

Shigjetari

Nëse ka diçka që ju ka bërë të zhyteni në mendime, më mirë kështu, pasi do të keni mundësi të reflektoni thellë për atë që ju mundon, e pastaj të vendosni. Mjaft mirë gjendja psiko-fizike.

 

Bricjapi

Sot do të keni ndikimin e fuqishëm në radhë të parë të Mërkurit, i cili, së bashku me Afërditën dhe Marsin përbën një treshe mjaft interesante për të gjitha fushat.  Mjaft mirë edhe shëndeti.

 

Ujori

Një kuadër përgjithësisht i turbullt yjor bën që edhe ju të jeni konfuzë dhe në një gjendje të tillë që nuk dini nga t’ia filloni më parë. Ndoshta është më mirë të qëndroni në pozita pritjeje.

 

Peshqit

Duke pasur një kuadër yjor shumë pozitiv është shumë më e lehtë për këdo që të orientohet në drejtimin e duhur e të programojë ditën. Pritet një ditë plot aktivitete, ku nuk do të mungojnë edhe të papriturat.

anazapta April 14, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?