Horoskopi, 14 shtator 2013

anazapta

Dashi

Sot do të jeni nën pushtetin e yjeve që do t’ju mbështesin. Prandaj pritet një ditë e mirë në shumë drejtime. Megjithatë, kjo nuk do të thotë të ndërmerrni iniciativa që tingëllojnë si aventura.

 

Demi

Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje parashikohet një ditë me shumë intensitet e ku nuk do të mungojë edhe ndonjë përplasje me dikë. Megjithatë do të ketë edhe momente intresante.

 

Binjkakët

Do të jeni shumë të përqendruar në drejtim të punës, madje impenjimet tuaja mund të shumëfishohen gjatë ditës, por kjo nuk do të thotë të lini pas dore problemet që kanë të bëjnë me partnerin.

 

Gaforrja

Më në fund duket se Marsi e Mërkuri kanë marrë një pozicion më të përshtatshëm për ju, prandaj edhe do të rikuperoni shumë si në punë ashtu edhe në raportet ndërpersonale. Mirë edhe shëndeti.

 

Luani

Sot do të jeni në pushtetin e një Hëne agresive dhe të një Marsi që me vrullin e tij ju bën të jeni edhe të rrëmbyer, prandaj do do të jeni disi nervozë. Edhe gjërat më të vogla mund t’ju duken drama…

 

Virgjëresha

Saturni për ju sot është ylli më i mirë dhe jo vetëm që do të bëjë që t’ju rikthehet humori i mirë, por nga ana tjetër do t’ju ndihmojë në zhbllokimin e projekteve.

 

Peshorja

Aq pozitiv ka qenë në shenjën tuaj Merkuri, saqë edhe tani që është larguar, efekti pozitiv i tij do të vazhdojë për inerci. Por kujdes, po afrohet në shenjë Marsi i vrullshëm e agresiv.

 

Akrepi

Tani që planete të tillë si Merkuri dhe Afërdita janë në orbita shumë të përshtatshme, sigurisht që do favorizojnë si në planin e punës ashtu edhe në atë sentimental. Më të hapur ndaj partnerit.

 

Shigjetari

Duke pasur mbi kokë Jupiterin dhe Marsin, ka shumë të ngjarë që ëndrrat tuaja të bëhen realitet, por për këtë duhet më shumë iniciativë nga ana juaj. Pak problematik erosi.

 

Bricjapi

Pritet të jetë një ditë e favorshme për sektorin e aktivitetit tuaj, por nuk duhet të qëndroni në pozita pritëse. Duhet të tregoheni më të guximshëm për të hedhur një hap që mund të rezultojë vendimtar.

 

Ujori

Hyrja e Mërkurit në shenjë duket se do ta ngrysë në një farë mënyre “qiellin tuaj” por nuk do të zgjasë shumë, sapo të zerë orbitën e favorshme për ju. Raporte të ndera me dikë.

 

Peshqit

Marsi dhe Mërkuri ju nxisin të tregoheni më aktivë. Gjërat që i kishit lënë mënjanë tani duket se po fillojnë t’ju interesojnë përsëri. Mundohuni të shfrytëzoni më mirë rastet që iu paraqiten.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *