Dashi
Marsi dhe Saturni sot kanë një ndikim negativ, sidomos në pjesën e parë të ditës, prandaj ju këshillohet të bëni shumë kujdes, sidmos në marrdhëniet me të tjerët. Mbrëmja më e qetë.
Demi
Kuadri i përgjithshëm yjor paraqitet njëlloj me ditën e djeshme. Disonancat planetare në këtë periudhë mund t’ju krijojnë shqetësime të vogëla në punë. Mirë dashuria.
Binjakët
Kuadri yjor, sot pritet të jetë shumë pozitiv, sidomos për ata që merren me veprimtari biznesi apo edhe me krijmitari, pasi do të stimulohen shumë nga Mërkuri aktiv në shenjë. Mirë dashuria.
Gaforrja
Marsi dhe Mërkuri në “kontrast” me shenjën tuaj, ju bëjnë të ndiheni të pakënaqur në punë. Mos u dekurajoni pasi frytet e punës do të duken vetëm në fund të muajit. Kujdes shëndetin.
Luani
Dita e sotme karakterizohet nga një pozitivitet i dukshëm, falë Marsit dhe Jupiterit. Në punë, ndryshime dhe kontakte fatsjellëse. Ekonomia ju favorizon në udhëtimet tuaja. Jeta sociale është më se e kënaqshme.
Virgjëresha
Impenjimet e mëdha si në punë, ashtu edhe në familje do t’ju bëjnë të ndiheni të lodhur dhe jo në një formë fizike të mirë. Megjithatë, dashuria do t’ju shpërblejë me mbrëmje pasionale.
Peshorja
Disa nga projektet tuaja mund të jenë drejt realizimit.Gjithashtu, nuk do mungojnë as lajmet pozitive që i prisnit prej kohësh. Një mbrëmje mes miqsh do të përfundojë një ditë pozitive për ju.
Akrepi
Afërdita do të jetë protagoniste në qiellin tuaj sot. Çështjet në dashuri dhe në punë shkojnë më se mirë edhe pse Jupiteri ju këshillon të bëni kujdes në problemet financiare dhe të mbroni interesat tuaja.
Shigjetari
Duke patur shumë aleatë planetarë, puna dhe jeta juaj private do të sjellin avantazhe që deri më sot nuk i shpresonit. Ju që jeni beqarë përgatituni për një “boom” të vërtetë në jetën tuaj sentimentale.
Bricjapi
Ndikimi negativ i Marsit në shenjë do t’ju dekurajojë në çështjet financiare dhe private. Në mbrëmje do të bëheni tepër melankolikë, por miqtë tuaj më të mirë do t’ju ndryshojnë humorin.
Ujori
Sot pikëpamjet tuaja profesionale do të kenë shumë vlerë dhe do të sjellin edhe avantazhe në takimet që do të keni. Problemi juaj i vetëm është sfera sentimentale, e cila lë për të dëshiruar.
Peshqit
Hëna në shenjë mund të ndërlikojë pak punën tuaj. Ankthe të ndryshme do t’ju shoqërojnë në vendimet dhe objektivat që keni caktuar. Kujdes në raportet tuaja me familjen. Evitoni grindjet.