Horoskopi, 15 dhjetor 2015

anazapta

Dashi

Periudha mjaft e favorshme si dhe mbështetja e shumë yjeve duket se iu kanë rënë “paksa në kokë”, pasi gjatë kësaj dite mund të ndërmerrni veprime që më parë nuk i bënit asnjëherë.

 

Demi

Mundohuni të tregoheni objektivë në gjykimin e një çështjeje në të cilën jeni përfshirë tashmë edhe pa dëshirën tuaj. Plogështia që ju ka pushtuar mund t’ju komprometojë ditën.

 

Binjakët

Nuk do ta keni edhe aq të vështirë të rifilloni edhe një herë tjetër aty ku e keni lënë, por çështja është se vazhdoni të humbisni kohën me gjëra të parëndësishme. Hëna rrit sensibilitetin.

 

Gaforrja

Me daljen e Marsit nga orbita gjithçka do t’ju duket më e lehtë, por nuk duhet të keni shumë iluzione, pasi situata ku ndodheni nuk premton për shumë. Mbrëmja nën shenjën e erosit.

 

Luani

Është një periudhë kjo në të cilën bëni mirë të mos bini shumë në sy, e aq më pak t’ju dëgjohet zëri, pasi  Marsi mund të sjellë vetëm “sherre”. Një mbrëmje për t’u kaluar me të afërmit.

 

Virgjëresha

Tashmë, me “spastrimin” e qiellit tuaj dhe me Afërditën që ka rifituar një pozicion dominues në shenjë, mund të jeni më të qetë dhe në planin sentimental do të jeni ju më të privilegjuarit.

 

 

Peshorja

Përfitoni nga ky fillim jave i favorshëm për t’i dhënë fund hezitimit dhe dilemës që ju kanë munduar gjatë këtyre ditëve. Një rast mirë nuk duhet lënë të shpëtojë nga dora. Aq më shumë tani.

 

Akrepi

Duket se “agresiviteti” i trios Mars, Merkur e Saturn sikur ka rënë disi, prandaj edhe do të ndjeheni më të motivuar dhe më aktivë. Nuk është mirë t’i mbani mëri dikujt.

 

Shigjetari

Luhatjet e Afërditës në shenjë, nga një pozicion i favorshëm në një tjetër “opozitar” bën që edhe ju të jeni disi të dyzuar në mendimet tuaja. Mos e lini veten të bini në  “mjegullën” e melankolisë.

 

Bricjapi

Jo vetëm që kuadri yjor pritet të jetë nga më pozitivët për këtë ditë, por  nëse do të dini t’i shfrytëzoni mundësitë e mira do të fitoni më shumë nga ç’keni fituar për një vit të tërë.

 

Ujori

Edhe një herë ju sugjerohet që kur jeni të ndërgjegjshëm se është një ditë “jo” të  mos i “bini murit me kokë”. Organizohuni më mirë për të kaluar një mbrëmje vë të këndshme me miqtë.

 

Peshqit

 

Ndoshta keni shumë për të thënë ndaj dikujt, por nëse do ta bëni, atëherë mund të thuhet pa frikë se keni gjetur momentin më të papërshtatshëm. Përse nuk mendoni më shumë për partnerin?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *