Dashi
Rrugët për të arritur një objekti janë disa, por për ta arritur më shpejt nuk është e thënë të zgjidhni atë që ju duket rruga më e shkurtër. Mirë dashuria, por duhet të jeni më konkretë.
Demi
Kontratstet e planeteve në shenjën tuaj bëjnë që kuadri yjor të jetë i trazuar, duke iu transmetuar gjithë konfuzionin që rrjedh nga kjo. Keni tendencë të hiperbolizoni edhe problemet më të vogla.
Binjakët
Është një moment mjaft pozitiv për ju, i cili kërkon ndër të tjera edhe vullnetin e mirë për të shfrytëzuar rastet që do t’ju paraqiten, si në fushën profesionale ashtu edhe në atë sentimentale.
Gaforrja
Pas disa ditësh plot tensionn ja ku vjen edhe erdhi edhe koha për të pushuar, e cilën është rasti të thuhet se mezi e pritet nga ana e shumë të lindurve të kësaj shenje. Një miqësi në krizë duket se ripërtërihet.
Luani
Pozicioni aktual i Merkurit është shumë i favorshëm për këtë periudhë duke bërë që gjatë kësaj dite të jeni një një gjendje optimale shpirtërore e fizike. Një dashuri e re në horizont?
Virgjëresha
Nuk do t’ju mungojë dëshira për të bërë diçka të madhe, por kujdes, nuk duhet të “fluturoni” me krahët e entuziazmit. Afërdita dhe Urani garantojnë për një mbrëmje plot eros e pasion.
Peshorja
Edhe sot do të jenë shumë të çmuara enegjitë që ju vijnë nga Marsi, pasi do t’ju duhet të derdhni shumë djersë për të përfunduar një punë të lënë disi pas dore. Erosi në rritje.
Akrepi
Do të nxitoni për t’i dhënë “dorën e fundit” një pune dhe pastaj impenjimi juaj kryesor do të jetë të gjeni mënyrën më të mirë për të kaluar këtë ditë. Pritet të jeni vërtet pasionalë në dashuri.
Shigjetari
Në një harmoni të përsosur me atmosferën disi të freskët të kësaj periudhe, qielli juaj paraqet gjeometri yjore me të vërtetë sugjestive. Parashikohet një ditë mjaft intensive në shumë aspekte.
Bricjapi
Sot do të ndjeheni dy herë të kënaqur. E para se i kini dhënë fund një pune që ju ka munduar shumë dhe së dyti, se tani do të jeni më të lirshëm për të kaluar një mbrëmje të paharruar me partnerin.
Ujori
Merkuri dhe Afërdita do t’ju kenë në “patronazh” gjatë gjithë ditës së sotme, prandaj do të ndjeheni dyfish të mbrojtur. Mund t’ju vijnë propozime të tillë që do t’ju bëjnë të mendoheni.
Peshqit
Kuadri yjor është mëse pozitiv, por që gjithçka të shkojë më së mirë duhet të tregoheni edhe ju pak më shumë aktivë. Mos dëgjoni ata që ju pëshpërisin në vesh. Kërkojnë t’ju ngatërrojnë.