Dashi
Pozicioni i favorshëm i Afërditës në shenjë dhe një periudhe mjaft e suksesshme në punë bëjnë që tani të më shumë të prirur për t’u marrë me sektorin e zemrës. Mbrëmja interesante me partnerin.
Demi
Triada Afërditë-Hënë e Merkur sot “flet” për një periudhë mjaft pozitive në planin sentimental e sidomos gjatë pjesës së dytë të ditës. Duhet te keni kujdes nga joshjet apo premtimet e rreme.
Binjakët
Edhe për të lindurit e kësaj shenje yjet do të jenë shumë dashamirës, prandaj parashikohet një ditë në të cilën do të keni atë që ju duhet më shumë. Dashurinë dhe qetësinë shpirtërore
Gaforrja
Sot kontrastet e yjeve në shenjë, si p.sh Merkurit dhe Marsit nga njëra anë dhe Afërditës dhe Jupiterit nga ana tjetër do të reflektohen edhe tek ju, prandaj ka të ngjarë të kaloni një ditë shumë konfuze.
Luani
Edhe ju do të jeni nën ndikimin tejet pozitiv të Hënës, por kujdes, sepse raportet ndërpersonale mund të rrezikohen nga qëndrimi i ngurtë i juaji. Mbrëmja pritet të jetë përgjithësisht e mirë.
Virgjëresha
Janë një seri yjesh që ju favorizojnë, por mbi të gjitha sot do të keni mbështetjen e Marsit, që ju bën më aktivë gjatë gjithë ditës. Por ama duhet të dini se kush nuk guxon nuk mund të fitojë.
Peshorja
Për të lindurit e kësaj shenje do të jenë Merkuri, Marsi dhe Jupiteri yjet e mirë gjatë një periudhe që pritet të jetë shumë e ngjeshur. Për dashurinë duhet të mendoni më shumë e të mos ia lini rastësisë.
Akrepi
Përgjithësisht dita e sotme pritet të jetë e mirë, për shkak të një kuadri yjor në pjesën më të madhe pozitiv. Një propozim në lidhje me punën do të jetë pa vend gjatë pasdites, kur duhet të mendoni për gjëra të tjera.
Shigjetari
Vazhdoni të mbani ritmin frenetik të ditëve të fundit, pasi jeni shumë pranë arritjes së një objektivi shumë të rëndësishëm. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se duhet patjetër të komprometoni gjithë ditën.
Bricjapi
Pas ditëve plot tension ja ku hyn Afërdita në shenjë, e cila do të amortizojë efektet negative të një Marsi agresiv e aspak të favorshëm për ju. Mbrëmja sjell pasione të reja në dashuri.
Ujori
Nuk mjafton vetëm pozicioni i favorshëm i yjeve tuaj të mirë, nëse nuk do të viheni në lëvizje edhe ju vetë për të arritur synimin e dëshiruar. Ditë e qetë, por duhet të kërkoni stimuj të rinj.
Peshqit
Duke pasur në anë tuaj Marsin dhe Jupiterin do të keni shumë më tepër mundësi që t’ia dilni mbanë në shumë drejtime. Kujdes, kokëfortësia nuk ju ka ndihmuar asnjëherë. Mbrëmja e qetë.
