Dashi
Orbita harmonike e Afërditës dhe Jupiterit në shenjë janë në një farë mënyre haraldët që paralajmërojnë fatin e mirë. Edhe në aspektin profesional gjërat shkojnë mjaft mirë.
Demi
Do të jeni nën ndikimin e një Mërkuri i cili do të bëjë që të jeni më të tërhequr nga inteligjenca se sa nga pamja juaj e jashtme. Është sërish Mërkuri ai që favorizon aktivitetet komerciale.
Binjakët
Edhe të lindurit e kësaj shenje do të jenë nën ndikimin e sigurt të Afërditës e të Jupiterit, të cilët do të bëjnë të jeni më të lirshëm në kontaktet me të tjerët dhe më të afrueshëm.
Gaforrja
Janë shumë yje në një “paradë”, e gjitha në favorin tuaj, të paktën përsa i takon fushës sentimentale dhe dashurisë. Urani në shenjë bën që të lëvizni disi me përtesë në punë.
Luani
Afërdita në shenjë është një lloj garancie edhe për ju që në planin sentimental gjërat të shkojnë rrjedhshëm. Ekonomia mund të ecë më shumë nëse kontrolloni shpenzimet e tepërta.
Virgjëresha
Ju duket se gjërat nuk shkojnë në drejtimin e duhur në fushën sentimentale, por duhet të bëni durim, sepse eshtë një pauze pas së cilës mund të pritet një shpërthim i ri. Mirë ekonomia.
Peshorja
Një lidhje e re sentimentale e juaja është e destinuar jo vetëm të konsolidohet me “bekimin” e Afërditës, por janë të gjitha shenjat që ajo të jetë shumë e gjatë e shumë e fortë.
Akrepi
Të lindurit e kësaj shenje do të jenë nën ndikimin e Saturnit, i cili nuk është në harmoni me Afërditën, prandaj edhe në planin sentimental dominon melankolia. Mirë puna.
Shigjetari
Me Uranin e sidomos Marsin në një orbitë aspak të favorshme,”një aventurë dashurie” nuk do të kishte shumë fat nëse nuk do ishte mbështetja e Afërditës nga ana tjetër.
Bricjapi
Vlera dhe aftësitë tuaja në planin profesional do të çmohen dhe për këtë do të keni një kënaqësi të veçantë. Kujdes, një raport i saponisur në planin sentimental mund të prishet.
Ujori
Jeni disi të lodhur e ndiheni paksa të përgjumur? Janë yjet që ju “imponojnë” një plogështi të tillë, nga e cila do të dilni pasi të hyjë Marsi e t’ju “shkundë”. Më të matur në fjalë.
Peshqit
Në një fazë kaq të turbullt në raportet me partnerin është më mirë të ndiqni moton «tërhiq e mos e këput” derisa gjithçka të sqarohet përfundimisht. Tensionet në punë krijonë strese.