Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Horoskopi, 15 nëntor 2012
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Horoskopi > Horoskopi, 15 nëntor 2012
Horoskopi

Horoskopi, 15 nëntor 2012

anazapta
Published November 15, 2012
Share
SHARE

Dashi

Jeni aq shumë të impenjuar, saqë ju duket se edhe për gjërat më të vogla, të gjithë ju drejtohen juve. Duhet të dini të ruani qetësinë dhe të veproni pa u nervozuar. Zhvillime të reja në fushën sentimentale.

 

Demi

Yjet ju premtojnë ndryshime, ndërsa rrethanat do të jenë të tilla që mund t’ju krijohet mundësia për të ndërmarrë veprime, të cilat do të shënojnë një kthesë rrënjësore në jetën tuaj.

 

Binjakët

Sa më shumë të ruani qetësinë, aq më shumë shanse do të keni për të dalë nga një situatë e vështirë e pa shumë “humbje”.  Hëna luhatëse në shenjë bën që humori juaj të jetë i alternueshëm.

 

Gaforrja

Sot duket se i merrni gjërat me filozofi dhe jeni të priur të pëlqeni çka është e thjeshtë dhe e lehtë për të arritur, pa e vrarë shumë mendjen e për më tepër, pa shpenzuar shumë energji.

 

Luani

Vitaliteti juaj duket se ka pësuar një rënie të lehtë dhe kjo për shkak të Mërkurit dhe Marsit që janë në një orbitë jo shumë të favorshme. Nuk përjashtohen momente magjike në dashuri.

 

Virgjëresha

Me Uranin agresiv në shenjë, sot do t’ju duhet të shpalosni gjithë forcën tuaj të vullnetit, për t’i bërë ballë një dite shumë të lodhshme e stresuese. Mundohuni të krijoni situata relaksi për veten.

 

Peshorja

Me Marsin në “opozitë”,  sigurisht që nuk do ta keni aspak të lehtë të arrini objektivat tuaja, por mos harroni se zgjedhjet janë personale dhe pikërisht këtu duhet të tregoheni shumë të matur.

 

Akrepi

Qielli në përgjithësi duket i “qetë” dhe me gjithë ndonjë “vickël” të staelitit tonë, Hënës, dita pritet të jetë shumë e mirë. “Era” e favorshme e Uranit bën që ta keni shumë më të lehtë që të ecni në drejtimin që doni.

 

Shigjetari

Duhet të tregoni kujdes, sepse sot janë një sërë yjesh që e komplikojnë ecurinë e aktivitetit tuaj, ndërkohë që në planin sentimental sot do të jeni vërtet brilantë. Mund të fitoni një zemër të re.

 

Bricjapi

Edhe për të lindurit e kësaj shenje, situata planetare duket disi e paqartë, sepse Dielli dhe Mërkuri janë në disharmoni dhe në një pozicion aspak të favorshëm. Ju duhet shumë ndihma e një njeriu me peshë.

 

Ujori

Jeni disi në ankth dhe kjo mund të komprometojë në një farë mënyre punën tuaj, por mos u shqetësoni se “lajmet e mira” janë pas dere. Pjesa e dytë e ditës pritet të jetë me takime intensive në planin ndërpersonal.

 

Peshqit

Me hyrjen në shenjë të Uranit të favorshëm, duhet të bëni përpjekjet makismale për të dalë nga një qerthull që ju lidh me të kaluarën e afërt. Nga ana tjetër, Marsi ju ofron energji për të përballuar ngarkesat emocionale.

anazapta November 15, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?