Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Horoskopi, 15 nentor 2013
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Horoskopi > Horoskopi, 15 nentor 2013
Horoskopi

Horoskopi, 15 nentor 2013

anazapta
Published November 15, 2013
Share
SHARE

Dashi

Mbështjeta që keni nga njerëz të rëndësishëm dhe besimi në vetvete do  t’ju ndihmojë në marrjen e një vendimi që mund të përcaktojë përfundimisht pozitën tuaj. Por, duhet të tregoni edhe aftësitë tuaja.

 

Demi

Tashmë duket se jeni vërtet shumë pranë realizimit të pikësynimeve dhe qëllimeve tuaja si në sferën e studimit ashtu edhe në atë afektive. Me sa duket suksesi juaj është i garantuar.

 

Binjakët

Është një periudhë shumë e mirë dhe mjaft frytdhënëse që duket se do të vazhdojë për një kohë të gjatë dhe nuk mund të jetë gjë tjetër veçse një mundësi më tepër për arritjet tuaja.

 

Gaforrja

Dikush kërkon t’ju ngatërrojë vazhdimisht në gjëra mjaft të paqarta dhe të dyshimta  për ju, e që kanë të bëjnë me jetën tuaj sentimentale. Më e qetë  dhe pa probleme paraqitet sfera ekonomike.

 

Luani

Të shumta janë perspektivat të cilat ju hapen në të gjitha fushat e jetës, duke ju bërë më të lirë, më  të vendosur  dhe të sigurt në zgjedhjet tuaja. Duhet të dini të përfitoni. Shëndeti shumë i mirë.

 

Virgjëresha

Janë pikërisht aspektet kundërshtuese të disa planeteve që ju turbullojnë dhe ju sjellin dyshime, por nga ana juaj qëndron Jupiteri i fuqishëm që ju mbron nga ngjarje jo të këndshme.

 

Peshorja

Planete të shumta janë kthyer në shenjën tuaj, të cilat ju sjellin mjaft gjëra të mira, si edhe kurajon dhe shtytjen e duhur për realizimin e iniciativave të duhura. Jeta sentimentale e shkëlqyer.

 

Akrepi

Shumë miq dhe dashamirës që ju rrethojnë do t’ju ndihmojnë në çështje shumë të rëndësishme nga ana profesionale dhe pikërisht kjo ndihmë do t’ju bëjë të pathyeshëm. Mirë dashuria

 

Shigjetari

Hëna në shenjë ju ndihmon shumë dhe ju hap rrugën përpara vështirësive që ju dalin, duke marrë vendime të rëndësishme dhe ndryshime të thella në jetën tuaj. Bëni kujdes me financat

 

Bricjapi

Në qendër të vëmendjes tuaj sot do të jenë raportet me njerëzit e në mënyrë të veçantë ato me të afërmit dhe miqtë. Nuk duhet të mërziteni nëse masat që merrni duket se nuk po japin rezultatin e duhur.

 

Ujori

Plani sentimental është shumë i favorshëm në këtë periudhë dhe ky është momenti i duhur për të shfrytëzuar shanset që ju paraqiten. Ekonomia dhe financat tuaja duket se  janë në rritje.

 

Peshqit

Parandjenjat tuaja të herëpashershme nuk janë të kota, por kësaj radhe duhet të bëni kujdes, pasi nuk do të keni nevojë për të përdorur anën tuaj “paranormale”, mjafton vetëm të jeni të vëmendshëm.

anazapta November 15, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?