Dashi
Raportet vazhdojnë të jenë të forta, por tani duket se kanë filluar të shfaqen krisjet e para, pas ndërhyrjes së dikujt. Zjarrit të sherrit i ”fryn” edhe një hënë negative.
Demi
Edhe pse atmosfera e përgjitshme është pak a shumë e pandryshuar, “përplasjet” e vogla të planeteve në shenjë mund të reflektohen në probleme të vogla në raport me punën. Mirë dashuria.
Binjakët
Shenja juaj sa vjen e ndriçohet dhe mbështetjet nga yjet tashmë janë të shumta. Në mënyrë të veçantë një ndikim shumë pozitiv do të kenë Afërdita dhe Hëna që ju sjellin momente të bukura në dashuri.
Gaforrja
Do të vazhdoni edhe gjatë ditës së sotme të keni mbështetjen e Afërditës, e cila do t’ju kthjellojë nga ”turbullimi” i një Marsi agresiv. Nuk do të mungojnë shanset e mira.
Luani
Nëse edhe ju vetë e kuptoni se po kaloni vërtet një moment “magjik” kjo i detyrohet edhe ndikimit pozitiv të treshes Mërkur, Mars dhe Saturn. Një ndryshim në punën tuaj do të jetë me mjaft interes.
Virgjëresha
Forma fizike jo e mirë (ndoshta për shkak të ndonjë sëmundjeje të stinës) do të bëjë që dita e sotme të jetë pa shumë shkëlqim. Mundohuni t’i zgjidhni problemet me qetësi.
Peshorja
Disa nga projektet tuaja do t’ju duhet t’i lini mënjanë, të paktën përkohësisht, pasi mund të keni një emergjencë që kërkon zgjidhje të menjëhershme. Hëna mund t’ju bëjë disi të tensionuar.
Akrepi
Edhe sot protagonsite në shenjën tuaj do të jetë ylli i dashurisë, Afërdita, që do të thotë se në planin sentimental gjërat nuk mund të shkojnë tjetër, veçse mirë. Mund të bëni një udhëtim interesant.
Shigjetari
Duket se, pas një periudhe të shkurtër me humor aspak të mirë, keni filluar ta rimerrni veten dhe kjo për meritë të një kuadri yjor që sa vjen e bëhet edhe më pozitiv. Hapa të mira edhe në drejtim të punës.
Bricjapi
Duket se dita e sotme do të jetë me shumë angazhime e me shumë stres për ju, pasi Marsi në një orbitë aspak të favorshme sjell vetëm pështjellim. Më mirë të prisni se sa të merrni vendime të nxituara.
Ujori
Ndoshta tani ka ardhur momenti për të dalë e për të shprehur hapur pikëpamjet tuaja. Do të keni mbështetjen e Marsit dhe të Mërkurit që ju bëjnë më këmbëngulës.
Peshqit
Do të dëshironit shumë të bënit gjithçka për të arritur një objektiv tuajin, por sot do t’i keni “duart e lidhura” sepse kuadri yjor nuk ju favorizon shumë.