Dashi
Megjithëse është fillimi i javës, duket se stresi nuk iu ka lëshuar ende edhe pas weekendit. Në fakt, dita e sotme do të vazhdojë të jetë pak e ngarkuar dhe kjo do t’u bëjë pak pesimistë.
Demi
Atmosfera në përgjithësi nuk pëson ndryshime. Distancat planetare mund të bëhen të dukshme në pengesa të mëdha ose të vogla që nuk do t’ju lënë të qetë. Mundohuni të mos i dramatizoni gjërat.
Binjakët
Gjithnjë e më shmë në shkëlqim. Qielli juaj tashmë është shumë i pastër nga tranzicione të mundshme që mund të shkaktonin jo pak ngarkesa. Por fati juaj qëndron pikërisht në këtë harmoni planetare.
Gaforrja
Afërdita qëndron pranë jush duke ju bërë të ndiheni më mirë sidomos nga ana sentimentale. Ndërsa në sferën e punës do të keni disa mosmarrëveshje me disa kolegë. Tregohuni më tolerantë.
Luani
Sot është një ditë e pasur me fantazi dhe kreativitet. Ky është një shkak shumë i mirë për të përparuar në anën profesionale. Ndoshta një promovim nuk do të ishte keq, pasi mund ta meritoni.
Virgjëresha
Një ditë normale ku do të mbizotërojë aktivitet juaj. Hëna në shenjë ju ndihmon në ide dhe në komunikim me të tjerët, gjë që ju bën shumë tërheqës në sytë e kolegëve tuaj.
Peshorja
Për shkak të një qetësie relative, ende ndiheni disi të plogësht. Gjithësesi mjafton të përqendroheni në aktivitetet tuaja dhe gjithçka më pas do të shkojë shumë mirë. Shëndeti i mirë.
Akrepi
Protagoniste e ditës së sotme do të jetë Afërdita me të cilën do të shoqërohet edhe Mërkuri fitimprurës. Në fakt, ka ca kohë që prisni ndryshime në anën profesionale, ndoshta është momenti të bëhen realitet.
Shigjetari
Pas disa ditësh me humor jo të mirë, rikthehet më së fundi hareja në jetën tuaj. Kjo ndihet si në punë, por edhe në familje e në marrdhënie me miqtë. Një mbrëmje romantike do të ishte një ide shumë e mirë.
Bricjapi
Kini durim, duhet ende të përpiqeni për të arritur qëllimet e projekteve tuaja, pasi nuk është asnjëherë e lehtë të merren vendime që kanë të bëjnë me anën financiare. Gjithsesi, kujdes me shpenzimet e tepërta!
Ujori
Lëvizjet kalimtare të Hënës nuk janë edhe aq të këndshme, sidomos sot, kur çdo lloj tentative që do të ndërrmerrni do t’ju duket e pamundur. Bëni mirë të çliroheni nga tensinet e ditës për të pasur ide më të qarta.
Peshqit
Qielli më së fundi duket i hapur edhe për ju. Prej shumë javësh keni qenë në një tension relativisht të fortë, por që nuk ju ka mposhtur. Kjo është meria juaj, prandaj vazhdoni të ecni përpara me guxim.