Dashi
Probleme dhe pengesa të vogla të përcaktuara nga Marsi janë tashmë të ezauruara. Shpejt do të ndjeheni më mirë dhe më energjikë falë një personi tjetër jo pak të rëndësishëm.
Demi
Në dashuri duhet të jeni më të qartë për atë që mendoni, kjo do t’ju ndihmojë në evitimin e konflikteve me partnerin. Mundohuni të jeni më tolerantë dhe gjithçka do të shkojë mirë.
Binjakët
Marsi dhe Jupiteri ju nxisin të ndërmerrni iniciativa të reja, njëkohësisht shumë të rëndësishme në drejtim të fushës profesinale. Është për t’u vënë në dukje edhe aftësia juaj bindëse.
Gaforrja
Marsi qëndron në pozicion jo shumë të favorshëm për ju, megjithatë mos u dëshpëroni, në mbrëmje qielli do të kthjellohet. Një mbrëmje e këndshme me miqtë do të ishtë një ide e shkëlqyer.
Luani
Gjithçka përkon me atë që ju keni bërë. Natyrisht keni investuar shumë në profesionin tuaj dhe tashmë është koha të shihni frytet e punës. Kushtojini pak kohë edhe familjes tuaj.
Virgjëresha
Krijimtaria juaj do të jetë e favorizuar falë ndikimit pozitiv të Mërkurit në shenjë. Është mjaft pozitive kjo kohë që po kaloni, falë kësaj ju mund të arrini shumë gjëra që më parë do t’ju dukeshin të pamundura.
Peshorja
Kujdesuni pak për veten, pasi edhe vetë e ndjeni që jeni si të lënë pas dore. Hëna në këndvështrim negativ ju ka sjellë jo pak shqetësime dhe është pikërisht kjo që ju bën edhe nervozë.
Akrepi
Me hyrjen në shenjë të Uranit të favorshëm, duhet të bëni përpjekjet makismale për të dalë nga një qerthull që ju lidh me të kaluarën. Nga ana tjetër, Marsi ju ofron energji për të përballuar ngarkesat emocionale.
Shigjetari
Tashmë dashuria në jetën tuaj është në plan të parë, ndoshta sepse për shumë kohë nuk jeni ndjerë kaq mirë. Do të ishte mirë që të mos linit pas dore edhe plane të tjera të rëndësishme.
Bricjapi
Marsi ju mban pak nën presion, kjo vlen për të lindurit në dhjetëditëshin e parë. Mos u shqetësoni kjo periudhë kalimtare është pothuajse në fund. Është mirë të bëni një kontroll te mjeku.
Ujori
Afërdita nuk është në harmoni me shenjën tuaj dhe kjo sjell pak shqetësime për ata që janë çift, megjithatë mos u shqetësoni nuk është asgjë serioze. Ndërsa jeni shumë të vlerësuar në punë.
Peshqit
Një udhëtim do t’ju mërzitë. Ndonëse nuk ndiheni mirë, së shpejti qielli do të hapet edhe për ju. Nuk përjashtohet një surprizë në planin sentimental.