Dashi
Mund të keni disa oferta dhe kjo mund t’ju verë në vështirësi, ngaqë nuk do të jetë e lehtë që të zgjidhni. Ndoshta është mirë të mendoni për projekte afatgjata.
Demi
Ndonëse kuadri yjor është përgjithësisht pozitiv për ju, në momente të caktuara mund të bini në konfuzion dhe të humbni një shans të mirë Afërdita jua bën mjaft intersant sektorin e dashurisë.
Binjakët
Në përgjithësi të lindurit e kësaj shenje, sidomos ata të dhjetëditëshit të dytë, pritete të jenë të favorizuar në biznes ose punë. Hëna favorizon raportet ndërpersonale dhe erosin.
Gaforrja
Ju pëlqen t’i bini gjithmomë shkurt, por duhet të mos harroni shprehjen e urtë që thotë, se nganjëherë rruga më e shkurtër të nxjerr në atë më të gjatën. Duket interesante fusha e dashurisë.
Luani
Parashikohet një ditë në të cilën aktiviteti ekonomik pritet të jetë plot intensitet, pasi duhet të mbyllni një marrëveshje të caktuar. Hëna në shenjë ju bën disi melankolikë.
Virgjëresha
Marsi dhe Afërdita sot do janë në kontrast me njëri-tjetrin, duke sjellë pështjellim te të lindurit e kësaj shenje. Kujdes, nuk duhet të dramatizoni edhe gjërat më të parëndësishme në raportet me partnerin.
Peshorja
Duhet të mblidhni të gjitha forcat për të përballuar një ditë mjaft të ngjeshur, jo vetëm në planin e punës, por edhe në raportet ndërpersonale. Afërdita sot ju bën shumë pasionalë.
Akrepi
Më mirë tregohuni të durueshëm se sa të ndërmerrni veprime të nxituara për të cilat mund të pendoheni më vonë. Zërin e arsyes duhet ta dëgjoni edhe në në diskutimet me të tjerët.
Shigjetari
Duhet ta keni të qartë se jo gjithçka mund të arrihet në sajë të aftësive personale, prandaj një dorë që do t’ju shtrihet për t’ju ndihmuar, s’keni pse e refuzoni. Mirë shëndeti.
Bricjapi
Edhe sot pritet një ditë shumë intensive për të lindurit e kësaj shenje dhe kjo për shkak se nuk keni mundur të mbyllni problemet e ditëve të shkuara. Mund të keni një takim interesant.
Ujori
Pritet një ditë përgjithësisht e mirë pasi vazhdon një kuadër yjor pozitiv për ju. Është rasti të ndërmerrni një veprim konkret për të rivendosur një marrëdhënie. Mirë dashuria.
Peshqit
Mundohuni të jeni të kujdesshëm në një traktativë me dikë, sidomos për çështjet në të cilat nuk jeni edhe aq kompetentë. Erosi do të jetë pozitiv për shkak të Hënës në shenjë.