Horoskopi, 16 nëntor 2020

anazapta

Dashi
Nuk do të jetë edhe aq e lehtë të bashkoni mendime dhe ekzigjencat familjare dhe impenjimet profesionale, për shkak të pozicionit kundërshtues mes Marsit dhe Jupiterit.

Demi
Sot do të jeni të privilegjuarit e yjeve. Hëna në shenjën tuaj ushqen fantazinë dhe intuitën tuaj në nivelet të shkëlqyera, duke ju lejuar kështu impenjime të reja në punë.

Binjakët
Mërkuri nënvizon thelbin pozitiv gjatë gjithë kësaj periudhe, që mund të përcaktojë kontakte të reja për t’u shfrytëzuar pa hezitimin më të vogël dhe kjo nuk vlen vetëm për punën.

Gaforrja
Qarkullojnë mjaft premtime të frutshme në të gjitha anët falë Jupiterit që ju qëndron në krah, por Marsi dhe Mërkuri e largojnë disi perspektivën e realizimit dhe konkretizimit të tyre.

Luani
Raportet me të tjerët kërkojnë nga ana juaj një ekuilibër dhe një diplomaci mjaft impenjative. Krahas kësaj duhet që t’i hidhni një sy edhe jetës tuaj private që duket pak konfuze.

Virgjëresha
Është dashuria dhe pasioni që ngjyrosin me rozë ditën tuaj dhe është pikërisht Saturni që ju ndihmon në pengesa të vogla që mund t’ia dilini nga ana profesionale.

Peshorja
Situata falë yjeve do të bëhet më e ëmbël duke ju dhuruar dashuri dhe harmoni. Por duhet të keni pak kujdes në anën profesionale që është zbehur disi për shkak të një qetësie relative.

Akrepi
Dita e sotme do të jetë e shkëlqyer që në mëngjes, do të arrini të përmbushni çdo impenjim të lënë pas dore duke kapërcyer lehtësisht të gjitha vështirësitë që ju dalin.

Shigjetari
Nuk është aspak momenti i duhur për të bërë zgjedhje sepse një mendim i nxituar mund t’ju kushtojë shumë dhe një hap i pavlerësuar mirë mund t’ju çojë vetëm mbrapa.

Bricjapi
Strategjitë e përdorura deri tani kanë funksionuar dhe janë të vlefshme edhe në situatat delikate në jetën e çiftit. Mundohuni të tregoheni më tolerantë me partnerin.

Ujori
Jo të gjitha problemet që keni do të zgjidhen sa hap e mbyll sytë, është mirë të vlerësoni me shumë qetësi situatën dhe pastaj të veproni. Energjia në dashuri ju bën interesant.

Peshqit
Hëna duket se ka hyrë në një orbitë mjaft interesante duke ju falur një qetësi dhe një maturi në gjykimet dhe mendimet që duhet të jepni për një projekt të rëndësishëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *