Dashi
Sot kuadri yjor paraqitet me një numër yjesh të favorshëm për ju, prandaj edhe dita pritet të jetë mjaft e mirë dhe kjo do të ndikojë ndjeheni në gjendjen tuaj psiko-fizike. Mirë edhe erosi.
Demi
Duhet të frenoni disi entuziazmin tuaj sepse Marsi sot është në një orbitë aspak të përshtatshme për ju. Nuk është momenti për të ndërmarrë ndonjë iniciativë apo për të hedhur një hap tjetër.
Binjakët
Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje janë një mori planetësh të mirë që ju favorizojnë duke bërë që dita e sotme të jetë tërësisht pozitive. Hëna aktive sjell stimuj të rinj për erosin tuaj.
Gaforrja
Pas një gjendjeje të turbull fusha profesionale duket se do të gjallërohet së tepërmi, duke pasur Merkurin që ju nxit të jeni aktivë. Lehtësia me të cilën i merrni gjërat ju bën të jeni në avantazh ndaj të tjerëve.
Luani
Kuadri yjor duket se sot do të ndryshojë për mirë edhe pse në përgjithësim jeni akoma të turbullt në ide dhe për rrjedhojë të pavendosur për të hedhur një hap. Kujdes nga sëmundjet e stinës.
Virgjëresha
Dominimi i shenjës suaj nga Marsi bën që pjesa më e madhe e të lindurve të saj të jenë këmbëngulës në maksimum, por edhe të zjarrtë në diskutime apo debate. Erosi në rritje.
Peshorja
Hyrja e Hënës në shenjë, megjithë “vicklat që hedh” do të jetë përgjithësisht pozitive, sidomos në planin sentimental e në raportet ndërpersonale. Një njohje e re mund të shënojë një kthesë.
Akrepi
Më në fund Marsi ka vendosur ta lirojë “darën” ndaj jush e t’ju lerë të ‘lirë” të veproni më të shpenguar e pa pasione. Në garë duhet të shihni vetëm përpara dhe jo kundërshtarin tuaj.
Shigjetari
Shenja juaj është nën ndikimin e një numri planetësh pozitive prandaj edhe dita e sotme parashikohet përgjithësisht e mirë. Është momenti për t’i parë me një sy tjetër raportet me dikë.
Bricjapi
Edhe pse sot mund të mos jetë një ditë nga ato që janë për t’u mbajtur mend, situata yjore është mëse e favorshme për ju, prandaj nëse nuk do të realizoni gjë, kjo do të jetë vetëm për fajin tuaj.
Ujori
Në një kuadër yjor kaq të ngarkuar është diçka shumë pozitive që të jenë yjet e mirë ata që do ndikojnë më shumë. Mirë fusha e aktivitetit, por e shkëlqyer Afërdita që stimulon dashuri të reja.
Peshqit
Është rikthyer Marsi, po aq agresiv e po aq i vrullshëm, prandaj edhe ju që i përkisni kësaj shenje do të jeni vërtet shumë energjikë e të papërmbajtshëm. Përmbahuni vetëm te shpenzimet.
