Dashi
Kuadri yjor nuk paralajmëron mirë, sidomos në planin financiar, prandaj ju këshillohet që të përdorni të gjithë aftësitë tuaja për të administruar mirë paratë. Erosi në lartësinë e duhur.
Demi
Pritet një ditë përgjithësisht pozitive dhe armët tuaja kryesore sot do të jenë vullneti dhe papërkulshmëria. Megjithatë në raportet me të tjerët, ju duhet edhe pakëz ”diplomaci”.
Binjakët
Për të lindurit e kësaj shenje, duket se kuadri yjor pas largimit të Marsit po plotësohet gradualisht, ndërkohë që nga ana tjetër mungesa e përqendrimit është efekt i Hënës negative.
Gaforrja
Ndonjë problem i vogël në punë nuk mund ta errësojë aspak suksesin e pritshëm në planin profesional për ju, ndërsa në planin sentimental nuk keni kurajën për t’ia hapur zemrën dikujt.
Luani
Ndoshta ngaqë e keni me veten tuaj (reagoni me vonesë ndaj gabimeve) bëheni grindavecë e nuk ju pëlqen asgjë e të tjerëve. Megjithatë, me Afërditën pozitive mund të zbuteni.
Virgjëresha
Tashmë që Marsi, ndonëse kosniderohet si një nga planetët e “rreptë” është përfundimisht në shenjën tuaj, nga pikëpamja karakteriale do të keni një mbështes shumë të vlefshëm.
Peshorja
Sot pritet të jeni disi në mëdyshje, pasi nga njëra anë jeni në presionin e Marsit, që ju imponon qëndrime të ashpra e nga ana tjetër Afërdita e ndjenjave delikate. Hajde zgjidh tani…
Akrepi
Ju këshillohet që për një periudhë të shkurtër të evitoni marrjen e impenjimeve, pasi nuk keni as energjitë e as gjendjen psikofizike për të përballuar ngarkesa të tjera veç atyre që keni tashmë.
Shigjetari
Duket se me gjithë rezultatet pozitive, dita për sot nuk do të jetë edhe aq e lehtë dhe, në mënyrë paradoksale, atyre që do t’ju pengojnë më shumë do të jenë pikërisht njerëzit tuaj.
Bricjapi
Mos kini frikë të ndërmerrni edhe iniciativa që mund të duken jashtë mundësive tuaja, pasi në sajë të dyshes Merkur dhe Afërditë do të keni energji të jashtëzakonshme.
Ujori
Marsi është në një pozicion që, në aspektin psikofizik do të jetë inspiruesi juaj por rrezikoni që të jeni arrogante në raportet me të tjerët. Bëni më shumë kujdes me shpenzimet.
Peshqit
Sot kuadri yjor premton se do të jetë një ditë mjaft e mirë për ju dhe kështu, më në fund do të hiqni dorë nga ideja se jeni gjithmonë të pafat. Një njohje e re mund të sjellë zhvillime interesante.
