Dashi
Problemet dhe pengesat e vogla të përcaktuara nga Marsi janë tashmë të ezauruara. Shpejt do të ndjeheni më mirë dhe më energjikë, falë një personi tjetër jo pak të rëndësishëm.
Demi
Në dashuri duhet të jeni më të qartë për atë çka mendoni, kjo do t’ju ndihmojë në shmangien e konfliketeve me partnerin. Mundohuni të jeni më tolerantë dhe gjithçka do të shkojë mirë.
Binjakët
Marsi dhe Jupiteri ju nxisin të ndërmerrni iniciativa të reja e njëkohësisht shumë të rëndësishme nga ana profesinale. Është për t’u vënë në dukje edhe aftësia juaj bindëse.
Gaforrja
Marsi qëndron në pozicion jo shumë të favorshëm për ju, megjithatë mos u dëshpëroni në mbrëmje, qielli do të kthjellohet. Një mbrëmje e këndshme me miqtë do të ishtë një ide e shkëlqyer.
Luani
Gjithçka përkon me atë që ju keni bërë. Natyrisht keni investuar shumë në profesionin tuaj dhe tashmë është koha të shihni frytet e punës. Kushtojini pak kohë edhe familjes tuaj.
Virgjëresha
Krijimtaria juaj do të nxitet falë prezencës së Marsit në shenjë. Është mjaft pozitive kjo kohë që po kaloni, falë saj ju mund të arrini shumë gjëra që më parë do t’ju dukeshin të pamundura
Peshorja
Kujdesuni pak për veten pasi edhe vetë e ndjeni që jeni si të lënë pas dore. Hëna në këndvështrim jo pozitiv ju ka sjellë jo pak shqetësime dhe është pikërisht kjo që ju bën edhe nervozë.
Akrepi
Keni shumë për të bërë, por edhe ambicia juaj është aq e madhe sa nuk tërhiqeni para vështirësive që ju shfaqen. Madje edhe atëherë kur yjet duket se i keni të gjithë kundër.
Shigjetari
Tashmë dashuria në jetën tuaj është në plan të parë, ndoshta sepse për shumë kohë nuk jeni ndjerë kaq mirë. Do të ishte mirë që të mos linit pas dore edhe plane të tjera të rëndësishme.
Bricjapi
Marsi ju mban pak nën presion, kjo vlen për të lindurit në dhjetëditëshin e parë. Mos u shqetësoni, kjo periudhë kalimtare është pothuajse në fund. Është mirë të bëni një kontroll tek mjeku.
Ujori
Afërdita nuk është në harmoni me shenjën tuaj dhe kjo sjell pak shqetësime për ata që janë çift, megjithatë mos u shqetësoni nuk është asgjë serioze. Jeni shumë të vlerësuar në punë.
Peshqit
Një udhëtim jo i duhur do t’ju besdisë disi, por është vetëm në të mirën tuaj. Ndonëse keni ca kohë që nuk ndiheni mirë, së shpejti qielli do të hapet edhe për ju. Në mbrëmje një surprizë e këndshme ju pret.