Sot do të keni lajme të reja në punë, njihuni me shenjat më me fat

anazapta

Dashi
Pas një paraditeje të tensionuar, për shkak të Hënës dhe Saturnit jo në favorin tuaj, me kalimin e orëve gjërat do të shkojnë drejt normalitetit. Mbrëmja do të jetë mjaft e këndshme pranë miqve dhe njerëzve tuaj të dashur.

Demi
Do të keni një ndihmë të madhe nga Mërkuri përsa i përket aspektit profesional. Kjo falë dhe prezencës së këtij planeti në shenjën mike te Bricjapit. Do t’ju kërkohet shumë punë e për këtë do të jepni maksimumin.

Binjakët
Mund të “shfrytëzoni” praninë e Hënës dhe Saturnit në shenjën mike të Peshores, për të prezantuar idetë dhe projektet tuaja, njerëzve të duhur në kohën e duhur. Shumë shpejt do të ndjeni kënaqësinë e të qënit të suksesshëm.

Gaforrja
Në aspektin profesional sërish do ta ndjeni veten të tensionuar si pasojë e Mërkurit dhe Hënës në një pozicion aspak favorizues për shenjën tuaj. Duhet të ruani qetësinë që ju karakterizon.

Luani
Jeni pak konfuzë si pasojë e pranisë së Neptunit në shenjën e Ujorit. Do të ndjeni mungesën e vullnetit në rast se jeni duke studjuar. Kjo do t’ju nervozojë akoma dhe më shumë.

Virgjëresha
Jupiteri në shenjën mike të Demit do t’ju japë energjine e munguar të kësaj periudhe. Kjo do të reflektohet dhe në aspektin profesional ,ku sot do të shkëlqeni falë zgjuarsisë tuaj.

Peshorja
Hëna do t’ju qëndrojë besnike gjatë pjesës së parë të ditës, megjithatë pasditja do të karakterizohet nga një mungesë energjie e cila do t’ju deprimojë disi. Është thjeshtë momentale.

Akrepi
Planetet e pranishme në shenjën mike të Bricjapit do t’ju bënjë që kjo ditë të jetë e mbushur me realizime nga ana profesionale. Do të keni ide gjeniale të cilat nuk do të jenë të kontestueshme.

Shigjetari
Pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga një pozitivitet në mendimet tuaja, kjo dhe falë pranisë së Hënës në shenjën mike të Peshores. Gjatë pjesës së dytë do të fokusoheni më shumë në çështjetet tuaja profesionale.

Bricjapi
Përqëndrimi i tepërt në aspektin profesional, do t’ju bëjë që të lini pas dore partnerin dhe miqtë. Hëna dhe Saturni në shenjën e Peshores ju bëjnë që të mendoni më shumë për raportet njerëzore.

Ujori
Bëni kujdes në përzgjedhjen e ofertave që mund t’ju propozohen. Megjithatë mos thoni menjëherë jo, pasi ndonjë prej këtyre ofertave mund të jetë vërtet e mirë për ju.

Peshqit
Ky është moment i duhur për të nisur nga një Start i ri. Harrojeni të shkuarën e veçanërisht njerëzit që ju kanë bërë të vuani. Planetet janë mjaft favorizuese për njohje të reja.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *