Horoskopi, 17 maj 2013

anazapta

Dashi

Kuadri yjor fillon e turbullohet disi, sidomos në planin financiar, prandaj ju këshillohet që të përdorni të gjithë aftësitë tuaja për të mbajtur bilancin në ekuilibër të plotë. Erosi në lartësinë e duhur.

 

Demi

Nëse idetë, të cilat nuk ju mungojnë dhe i keni brilante, do të jenë një armë e fortë për ju në planin profesional, në raportet me të tjerët, mungesa e “diplomacisë” mund të sjellë zhgënjime.

 

Binjakët

Për të lindurit e kësaj shenje, duket se kuadri yjor pas largimit të Saturnit, po plotësohet gradualisht, ndërkohë që nga ana tjetër mungesa e përqendrimit është efekt i Hënës negative.

 

Gaforrja

Ndonjë pengesë apo vonesë e vogël nuk mund ta errësojë suksesin e pritshëm në planin profesional për ju, ndërsa në planin sentimental nuk keni kurajën për t’ia hapur zemrën dikujt.

 

Luani

Ndoshta ngaqë keni humbur paksa besimin  në vetvete bëheni grindavecë e nuk ju pëlqejnë diskutimet me të tjerët. Megjithatë, me Jupiterin në favor priten ndryshime thelbësore.

 

Virgjëresha

Tashmë që Saturni, ndonëse kosniderohet si një nga planetet e “rrepta” është përfundimisht në shenjën tuaj, nga pikëpamja karakteriale do të keni një mbështetës shumë të vlefshëm.

 

Peshorja

Do të jeni disi mes dy “zjarresh” sot, pasi nga njëra anë jeni nën presionin e Marsit, që ju imponon qëndrime të ashpra e nga ana tjetër është Afërdita e ndjenjave delikate. Hajde zgjidh tani…

 

Akrepi

Ju sugjerohet që, të paktën, për dy tre ditët e ardhme të shmangni angazhimet, pasi  nuk keni as energjitë e as gjendjen psiko-fizike për të përballuar ngarkesa të tjera veç atyre që keni tashmë.

 

Shigjetari

Duket se me gjithë rezultatet pozitive, dita për sot nuk do të jetë edhe aq e lehtë dhe në mënyrë paradoksale, ata që do t’ju pengojnë më shumë do të jenë pikërisht njerëzit tuaj.

 

Bricjapi

Mos kini frikë të ndërmerrni edhe iniciativa që mund të duken jashtë mundësive tuaja, pasi në sajë të dyshes Mërkur dhe Afërditë do të keni energji të jashtëzakonshme.

 

Ujori

Marsi është në një pozicion që në aspektin psiko-fizik do të jetë frymëzuesi juaj, por rrezikoni që të jeni arrogantë në raportet me të tjerët. Vazhdoni ta teproni me shpenzime pa kriter.

 

Peshqit

Sot kuadri yjor premton se do të jetë një ditë mjaft e mirë për ju dhe kështu, më në fund do të hiqni dorë nga idea se jeni gjithmonë të pafat. Madje sot do t’ju ecë edhe në dashur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *