Dashi
Keni kohë në dispozicion për të reflektuar e për t’u përgatitur për një periudhë mjaft intensive, nëse doni që të realizoni idetë tuaja. Kujdes, sepse Marsi në shenjë sjell shumë pështjellim.
Demi
Duket se Mërkuri do të bëjë një “hop” në shenjën tuaj duke ju sjellë atë që ju ka munguar këto kohët e fundit, pra fantazinë dhe frymëzimin për të krijuar. Stimuj pasioni nga Hëna.
Binjakët
Në përgjithësi, panorama yjore për ju që i përkisni kësaj shenje do të jetë e mirë me gjithë impenjimet e shumta që keni. Shikoni pak më me kujdes një ofertë që ju bëhet nga dikush.
Gaforrja
Sot do t’ju duhet të jepni maksimumin tuaj për të arritur diçka, pasi Mërkuri në një orbitë aspak të favorshme sjell shumë stres dhe pak zgjidhje. Pjesa e dytë e ditës do të jetë më e qetë me ardhjen e Hënës.
Luani
Kalimi i Hënës në shenjën tuaj nuk duket nga ata më të mirët, por gjithsesi sateliti i Tokës do të jetë në anën tuaj. Duhet të tregoni më shumë kujdes ndaj sëmundjeve tipike të stinës.
Virgjëresha
Është një ditë që nuk ka se si të mos ju bëjë aktivë me Mërkurin, Afërditën dhe Marsin në shenjën tuaj, të cilët do t’ju sjellin energji të reja për të përballuar një ditë me shumë impenjime. Mirë erosi.
Peshorja
Me gjithë “opozitën”e Marsit, Mërkuri dhe Afërdita, të cilët ndodhen në një orbitë të favorshme për ju, do t’ju mbështesin në fushën sentimentale dhe në raportet ndërpersonale.
Akrepi
Hëna tepër aktive në shenjë do të diktojë sot, jo vetëm në jetën tuaj sentimentale, por edhe në raportet shoqërore, ndërsa Marsi ju karikon me energji të reja. Kujdes nga sëmundjet e stinës.
Shigjetari
Me një qiell kaq të favorshëm me Jupiterin, Afërditën, Mërkurin e Uranin në shenjë, nuk ka sesi kjo e sotmja të mos jetë një ditë e mirë për ju në të gjitha drejtimet. Shpenzimet janë gjithmonë pika juaj e dobët.
Bricjapi
Keni shumë vullnet e pasion për gjithçka që kërkoni të bëni, por keni edhe diçka tjetër që mund tju bëjë që të mos realizoni dot asgjë. Është padurimi që ju shtyn të hidhni hapa të nxituara.
Ujori
Pritet një ditë mjaft aktive, por në disa aspekte do të jetë e vështirë, pasi e bëjnë të tillë kontrastet e vazhdueshme Mars-Afërditë. Mud të arrini shumë me një impenjim minimal.
Peshqit
Tashmë pranë shenjës suaj është Jupiteri, i cili do të jetë në pjesën më të madhe të tranzitit, një aleat i juaji. Kujdes, sepse keni tendencë të nënvlerësoni rivalët tuaj.