Dashi
Parashikohet një ditë përgjithësisht pozitive për të gjithë të lindurit e kësaj shenje, sidomos ata të dekadës së parë.Një sukses personal do t’ju bëjë me fletë, ndërsa erosi në kuota të larta.
Demi
Nën një qiell kaq të ngarkuar do të ishte kohë e humbur të kërkonit qetësi, aq më tepër kur ndjeheni të trazuar edhe në shpirt. Vetëm mbrëmja mund t’ju sjellë pak qetësi.
Binjakët
Të gjithë sektorët e aktivitetit tuaj ditor duken të favorizuar nga yjet. Një klimë mjaft e përshtatshme për të zhvilluar raporte të reja ndërpersonale. Nuk përjashtohet një ndjenjë e re.
Gaforrja
Është Marsi “ngatërrestar”, ai që bën që sot t’i keni nervat të tendosura dhe të kapeni me të gjithë edhe për gjërat më të vogla. Duhet të merreni më shumë me partnerin.
Luani
Në përgjithësi pritet një ditë e mirë dhe e vetmja gjë që do t’ju bëjë të jeni në dilemë është se do të keni më shumë se një alternativë për të zgjedhur. Nganjëherë sytë flasin më shumë.
Virgjëresha
Shumë ide dhe mendime ju vijnë në mendje, por ndjeheni aq të turbullt (faji i Hënës?) saqë nuk jeni në gjendje të vendosni për asgjë. Pse nuk ia hapni zemrën njeriut më të afërt?
Peshorja
Pritet një ditë në shenjën e Afërditës, e cila, në dashuri do të ketë pak a shumë efektin e një “makine të kohës” që “do t’ju kthejë prapa në kohë”. Dhe sa nostalgji që sjell…!.
Akrepi
Pas një stresi sfilitës, ja ku vjen edhe një ditë e mirë për sektorin e dashurisë, pasi Hëna do të sjellë momente të bukura në dashuri, ndonëse jo të gjitha gjërat ju bëjnë të lumtur.
Shigjetari
Pozicioni aktual i Mërkurit duhet të shfrytëzohet nga ju, pasi ajo për të cilën keni nevojë është fantazia dhe shpirti krijues, që stimulohen nga planeti i vogël. Dashuria, jo atje ku duhet.
Bricjapi
Pas një periudhe me shumë angazhime, e natyrisht edhe me shumë lodhje, ja ku vjen edhe momenti i dashurisë. Dhe sa sublime ndjesia që sjell një dashuri klandestine!
Ujori
Sot do të jeni shumë të karikuar, por duhet të evitoni shpërthimet e menjëhershme, të cilat jo vetëm që nuk do t’ju sjellin asgjë të mirë, por ju zhvlerësojnë në sytë e të tjerëve.
Peshqit
Kokëfortësia edhe këmbëngulja për të “dalë e juaja” me çdo kusht, mund të komprometojnë një ditë që sipas kuadrit yjor paraqitet të jetë e mirë. Raporte intensive me partnerin.