Dashi
Pritet një ditë mjaft e ngjeshur dhe intensiteti i lartë i aktivitetit në planin profesional, kërkojnë që të ruani kthjelltësinë, të vilën mund ta bëni me ndihmën e Jupiterit.
Demi
Me gjithë problemet që mund të keni gjatë ditës së sotme në aspektin profesional, pozitive për ju do të jetë fusha e dashurisë, e cila, me afrimin e Marsit po rizgjohet me shpejtësi.
Binjakët
Mund të jetë një ditë shumë e ngarkuar dhe mosmarrëveshjet me të tjerët mund ta bëjnë akoma më të vështirë. Ka shumë rëndësi mënyra se si do të veproni në marrëdhëniet me partnerin.
Gaforrja
Do të jetë një ditë mjaft pozizitve për sektorin ku operoni, pasi me ndihmën e yjeve dhe të miqve që, si zakonisht nuk mungojnë t’ju japin një dorë, do të arrini një sukses jo të vogël.
Luani
Mundohuni të reduktoni emotivitetin në veprimet tuaja, sepse rrezikoni që të ngatërroheni edhe në gjërat më elementare. Edhe shëndeti edhe ekonomia duan kujdesin tuaj.
Virgjëresha
Ylli i dashurisë, Afërdita sot ju bën jovetëm të dëshirueshëm por edhe autoritarë aq sa do të mjaftojë vetëm një vështrim i juaji për të bërë për vete të tjerët. Mirë edhe shëndeti.
Peshorja
Intuita juaj e hollë dhe, natyrisht e stimuluar nga planeti i “parave”, Jupiteri mund të bëjë që të bëni lëvizjet më të përshtatshme për të fituar sa më shumë. Hëna ju bën pak të zymtë.
Akrepi
Ndonëse në planin sentimental keni probleme (kuadri yjor parashikon tensione në rritje në këtë aspekt) do ta kompensoni këtë në planin profesional, ku sodisfaksionet do të jenë disa.
Shigjetari
Edhe sot duket se kuadri yjor do të vazhdojë të jetë pozitiv, megjithë ndonjë problem të vogël që mund të lindë nga pakujdesia apo indiferenca juaj. Në dashuri është Marsi që ju bën të zjarrtë.
Bricjapi
Sot mund të ndjeni një kënaqësi të dyfishtë edhe si pasojë e arritjes së një suksesi edhe për faktin tjetër se dikujt që ju nënvleftësonte do t’i jepni një mësim të mirë. Mirë erosi.
Ujori
Në përgjithësi do të jetë një ditë e mirë në planin profesional, por në drejtim të raporteve ndërpersonale duhet të tregoheni të matur sepse mund të përfshiheni pa dashje në një sherr.
Peshqit
Eshtë një periudhë shumë pozitive kjo që po kaloni, por që duhet shfrytëzuar në maksimum, ashtu sikundër duhen shfrytëzuar të gjitha miqësitë për arritjen e një objektivi madhor.
