Dashi
Sot kuadri yjor, me përjashtim të Hënës, duket se është më i favorshëm për ju, prandaj parashikohet një ditë përgjithësisht pozitive si në aktivitetin ekonomik ashtu edhe në raportet me të tjerët.
Demi
Edhe të lindurit e kësaj shenje sot do të kenë një mori yjesh me vete, të cilët do të bëjnë të rifitoni shumë nga ato që nuk keni humbur gjatë ditëve të kaluara. Situata financiare duket në përmirësim.
Binjakët
Mërkuri, që është edhe ylli juaj i mirë, bën që sot të jeni shumë të lirshëm, natyralë dhe shumë komunikues me të tjerët. Sigurisht që Marsi ju përtërin energjitë, por sjell edhe pasion.
Gaforrja
Duket se situata është e paqëndrueshme dhe rreth jush ka një klimë të përgjithshme pritjeje, çka ju bën të matur dhe hezitues. Ndoshta nuk është momenti i përshtatshëm për të bërë një zgjedhje përfundimtare.
Luani
Edhe të lindurit e kësaj shenje, sot duket se janë “të privilegjuar” pasi do të kenë mbi kokë një numër yjesh dashamirës. Me përjashtim të Hënës, e cila mund të hedhë ndonjë “vickël” në planin sentimental.
Virgjëresha
Edhe pse nuk është ndonjë momet pozitiv për ju, pasi janë një numër yjesh që nuk “ju shohin me sy të mirë”, duhet të bëni durim sepse situata do të ndryshojë shpejt. Frenoni entuziazmin e parakohshëm.
Peshorja
Gjeometritë planetare janë shumë harmonike, prandaj edhe dita e sotme pritet të jetë përgjithësisht e mirë, ndonëse angazhimet tuaja do të vinë në rritje. Mërkuri ju jep një sens organizimi të admirueshëm.
Akrepi
Në përgjithësi dita e sotme pritet të jetë e qetë, ndërsa ju vetë do të jeni disi të plogët dhe me vështirsi do të rifitoni ritmet tuaja të zakonshme. Jeni pak melankolikë dhe kjo për shkak të Hënës në shenjë.
Shigjetari
Situata yjore e trazuar bën që dita e sotme të jetë shumë intensive, me të papritura që do t’ju imponojnë të ndryshoni herë pas herë objektivat tuaja. Vetëm Afërdita ju jep sinjale të qarta dashurie.
Bricjapi
Për shumë të lindur të kësaj shenje është puna ajo që përbën angazhimin kryesor, prandaj është mirë që të mos i lini pas dore gjërat. Momente magjike ju presin në dashuri.
Ujori
Edhe pse në përgjithësi qielli juaj është i qetë, gjendja juaj shpirtërore vazhdon të jetë jo edhe aq e mirë, prandaj sot do të jeni disi pasivë dhe pa shumë interes për gjërat që ju rrethojnë.
Peshqit
Një kuadër yjor në lëvizje për shkak të tranzitit të shumë planeteve e bën ditën tuaj sot shumë të ngarkuar në të gjitha aspektet. Megjithatë, kjo nuk do t’ju pengojë që të vazhdoni të jeni optimistë.