Dashi
Kontrasti ndërmjet planetëve Mërkur-Mars, sot mund të ketë ndikime edhe te të lindurit e kësaj shenje, prandaj pritet një ditë e tensionuar. Problemet e pazgjidhura ju bëhen pengesë.
Demi
Me Marsin dhe Uranin në shenjë do të keni një shans më shumë për t’u afirmuar në fushën profesionale. Nga ana tjetër, Afërdita ju risjell qetësinë shpirtërore që ju ka munguar disi.
Binjakët
Mendoni më shumë për projektet tuaja afatgjata, në mënyrë që të evitoni rënien në monotoninë e mërzitshme. Një ditë e mirë për raportet profesionale favorizohet nga hyrja e Mërkurit në shenjë.
Gaforrja
Afërdita nuk do të jetë vetëm ylli juaj që do t’ju orientojë në fushën sentimentale, por do t’ju japë aftësinë për të bindur të tjerët në ato që thoni dhe bëni.
Luani
Janë shumë planete sot që ju mbështesin dhe ju ndihmojnë që t’i orientoni energjitë tuaja në drejtimin e duhur dhe të jeni sa më racionalë në kërkesat dhe veprimet tuaja. Nuk ju mjafton kjo?
Virgjëresha
Problemet dhe telashet e ditëve të fundit sot ka mundësi t’ju çojnë në atë pikë sa të merrni një vendim të dhimbshëm, por të dosmosdoshëm. Afërdita është këshilltare e “keqe” për dashurinë.
Peshorja
Sot e keni një arsye për “t’ia shkelur ca më shumë gazit”, pasi Mërkuri dhe Marsi ju imponojnë ritme të tilla që nuk i shmangeni dot nxitimit. Priten momente magjike në dashuri.
Akrepi
Parashikohet një ditë e mirë për të gjithë ju që i përkisni kësaj shenje, pasi do të jeni nën guidën e yllit të dashurisë, Afërditës. Mos nguroni t’i jepni përgjigjen e merituar atij që ju stigmatizon.
Shigjetari
Qielli juaj sot duket disi i “veshur” për shkak të një tranziti kaotik të yjeve, prandaj do të jeni të prirur për ta parë realitetin ndryshe, çka ju bën të jeni melankolikë, por aspak të nënshtruar.
Bricjapi
Duhet të shfrytëzoni në maksimum stimujt e pazëvendësueshëm të Afërditës në dashuri, për t’i dhënë fund një herë e mirë një mosmarrëveshjeje me partnerin, por edhe resurseve tuaja në planin ekonomik
Ujori
Duhet të tregoheni më realistë e të vlerësoni me objektivitet atë që ndodh rreth jush, në mënyrë që të dini se nga të orientoheni. Një takim mund të rezultojë mjaft interesant në planin romantik.
Peshqit
Nuk do t’ju mungojë as mbështetja e yjeve e as dëshira për të bërë gjithçka mundeni për të realizuar një projekt apo një objektiv. Dikush mundohet t’ju nxjerrë pengesa në fushën profesionale.