Dashi
Pas një paraditeje të tensionuar, për shkak të Hënës dhe Saturnit në disfavorin tuaj, gjërat do të shkojnë drejt normalitetit nga mbasditja. Mbrëmja do të jetë mjaft e këndshme pranë miqve dhe njerëzve tuaj të dashur.
Demi
Do të keni një ndihmë të madhe nga Mërkuri përsa i përket aspektit profesional. Kjo falë prezencës së këtij planeti në shenjën mike të Bricjapit. Do t’ju kërkohet shumë punë e për këtë do të jepni maksimumin.
Binjakët
Mund të “shfrytëzoni” praninë e Hënës dhe Saturnit në shenjën mike të Peshores, për t’iu prezantuar idetë dhe projektet tuaja brilante njerëzve të duhur në kohën e duhur. Shumë shpejt do të ndjeni kënaqësinë e të qenit të suksesshëm.
Gaforrja
Në aspektin profesional sërish do ta ndjeni veten të tensionuar si pasojë e Mërkurit dhe Hënës në një pozicion aspak favorizues për shenjën tuaj. Duhet të ruani qetësinë që ju karakterizon.
Luani
Jeni pak konfuzë si pasojë e pranisë së Neptunit në shenjën e Ujorit. Do të ndjeni mungesën e vullnetit në rast se jeni duke studiuar. Kjo do t’ju nervozojë akoma dhe më shumë.
Virgjëresha
Jupiteri në shenjën mike të Demit do t’ju japë energjinë e munguar të kësaj periudhe. Kjo do të reflektohet dhe në aspektin profesional, ku sot do të shkëlqeni falë zgjuarsisë tuaj.
Peshorja
Hëna do t’ju qëndrojë besnike gjatë pjesës së parë të ditës, megjithatë pasditja do të karakterizohet nga një mungesë energjie, e cila do t’ju dëshpërojë disi. Është thjeshtë momentale.
Akrepi
Planetet e pranishme në shenjën mike të Bricjapit do t’ju bëjnë që kjo ditë të jetë e mbushur me realizime nga ana profesionale. Do të keni ide gjeniale të cilat nuk do të jenë të kontestueshme.
Shigjetari
Pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga një pozitiviteti në mendimet tuaja, kjo dhe falë pranisë së Hënës në shenjën mike të Peshores. Gjatë pjesës së dytë do të fokusoheni më shumë në çështjetet tuaja profesionale.
Bricjapi
Përqendrimi i tepërt në aspektin profesional, do t’ju bëjë që të lini pas dore partnerin dhe miqtë. Hëna dhe Saturni në shenjën e Peshores ju bëjnë që të mendoni më shumë për raportet njerëzore.
Ujori
Bëni kujdes në përzgjedhjen e ofertave që mund t’ju propozohen. Megjithatë mos thoni menjëherë jo, pasi ndonjëra prej këtyre ofertave mund të jetë vërtet e mirë për ju.
Peshqit
Ky është momenti i duhur për të nisur nga një fillim të ri. Harrojeni të shkuarën e veçanërisht njerëzit që ju kanë bërë të vuani. Planetet janë mjaft favorizuese për njohje të reja.