Horoskopi, 18 shkurt 2013

anazapta

Dashi

Është një periudhë tani kur Afërdita ndodhet një orbitë që nuk ju favorizon aspak e për më tepër, duket sikur bëhet “ortake” me Saturnin për t’ju hapur telashe. Por asnjë alarm, është e gjendje e përkohshme.

 

Demi

Ndryshe nga të lindurit e Dashit, Afërdita ka marrë një pozicion që ju shkon shumë për shtat në të gjitha aspektet. E në mënyrë të veçantë për raportet ndërpersonale dhe erosin.

 

Binjakët

Edhe për ju pritet një ditë mjaft pozitive, sidomos në planin ekonomik, pasi përveç Mërkurit është edhe Afërdita ajo që stimulon fushën financiare. Jeni shumë pasionantë në diskutime, por edhe në dashuri.

 

Gaforrja

Afërdita është në hyrje të shenjës e kjo do të bëjë që të ndiheni më të lehtësuar shpirtërisht. Një çështje e ngatërruar në planin sentimental do të zgjidhet pozitivisht edhe për shkak të saj.

 

Luani

Është një periudhë relativisht e qetë që po kalojnë pjesa më e madhe e të lindurve të kësaj shenje. Por nuk do të zgjasë shumë, pasi Hëna ngatërrestare po vjen duke ju trazuar jo pak.

 

Virgjëresha

Duhet të hapni sytë mirë, sepse mund të jeni viktima të prapaskenave që luhen pas krahëve tuaja nga njerëz që shpesh ju buzëqeshin. Kuadri yjor favorizon pikërisht ata që merren me intriga.

 

Peshorja

Për shkak të ndonjë të papriture, të ndonjë vonese apo të një neglizhence nga vetë ju, mund të dështojë një nismë në të cilën shpresoni shumë. Humori i luhatshëm për shkak të Hënës.

 

Akrepi

Jo vetëm që tranziti i Hënës në shenjën tuaj është “i butë”, por harmonizohet shumë mirë me një Afërditë të “ëmbël”, që është në prag të hyrjes në të. Përfitoni nga një situatë kaq e favorshme.

 

Shigjetari

As vetë ju nuk e dini se pse jeni kaq apatikë, kaq pa dëshirë për të punuar, por ndoshta ngaqë ju mungojnë stimujt pozitivë të Marsit, me të cilët jenë të mësuar tshmë. Erosi në rënie.

 

Bricjapi

jeni nën pushtetin e Afërditës, Mërkurit e Saturnit, që e gudulisin jo pak sedrën tuaj. Kujdes, sepse nganjëherë ju tundojnë disa prirje narciziste. Ekonmia duket se do të ketë një rritje graduale.

 

Ujori

Gjithçka mund të shkojë mirë nëse nuk do t’i vini veshin atyre që ju nxisin të ndërmerrni veprime të pamenduara. Duhet të dini se nga kush duhet të merrni këshilla. Pse kaq indiferentë ndaj një propozimi?

 

Peshqit

Pritet një ditë shumë intensive për ju, ku nuk do të mungojnë të papriturat, ngaqë në shenjë është Marsi i rrëmbyeshëm në harmoni me Uranin shumë aktiv. Një dashuri e re në horizont?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *