Dashi
Duhet të tregoheni më të durueshëm dhe të prisni sa të kalojë një situatë paqëndrueshme në të cilën ndodheni. Fusha sentimentale duket në përmirësim nga ndikimi i Afërditës.
Demi
Duket se dilemat dhe pavendosmëria do të bëjnë të humbni një rast të mirë në drejtim të punës, prandaj mundohuni të bëni zgjedhjen e duhur. Më shumë vëmendje ndaj partnerit.
Binjakët
Janë disa yjet e mirë në shenjën tuaj, prandaj shumë prej të lindurve do të kenë mundësi të arrijnë objektiva të rëndësishme. Kujdes, mos e teproni me shpenzimet.
Gaforrja
Jeni të vetëdijshëm që gjërat kanë ndryshuar në mënyrë të papritur, por nuk jeni në gjendje të ndërmerrni veprime konkrete për t’iu përshtatur atyre. Mirë shëndeti.
Luani
Duket se jeni të “përkëdhelurit” e yjeve. Hëna në orbitën e saj do t’ju japë edhe juve një hije të tillë që ju bën joshës. Ndonjë problem i vogël në planin profesional është fare kalimtar.
Virgjëresha
Duket se jeni konfuzë dhe kjo për shkak të një morie planetesh që tranzitojnë në orbita në kontrast me njëra-tjetrën e që reflektohen edhe në raportet tuaja ndërpersonale.
Peshorja
Duket se impenjimet tuaja do të jenë të tilla që do t’ju hanë jo pak nga koha juaj e lirë, por sodisfaksioni për arritjen e një rezultati pozotiv bën të harrohet gjithçka. Pritet një mbrëmje interesante.
Akrepi
Tani është momenti për të treguar veten tuaj prandaj mos hezitoni ta bëni atje ku duhet, pa pasur frikë. Yjet thonë se keni shumë shanse që sot t’ia dilni mbanë.
Shigjetari
Duhet të jeni edhe sot të kujdesshëm sidomos në raportet me të tjerët sepse jeni shumë të ndjeshëm dhe gati të kacafyteni. Është Marsi më zemërak se luftarak që ju bën të tillë.
Bricjapi
Është një kuadër yjor jo shumë i favorshëm përsa i përket fushës profesionale, madje ka shumë të ngjarë që të ridimensiononi një projekt. Dita pritet të jetë më e mirë në planin sentimental.
Ujori
Duhet shumë maturi sot, sidomos për ata që janë para një iniciative të re, pasi veprimet e nxituara mund t’ju kushtojnë shumë. Afërdita bën të rikthehet harmonia në dashuri.
Peshqit
Të jeni dashamirës dhe gojëmbël sot mund të jetë shumë e rëndësishme, pasi mund të fitoni një dashuri të re. Afërdita “zbut” efektet “agresive” të Marsit. Kujdes me financat.
