Horoskopi, 19 qershor 2013

anazapta

Dashi

Sot duket se do të keni shumë yje që do t’ju mbështesin, prandaj edhe dita pritet të jetë mjaft e mirë dhe ajo që ka më shumë rëndësi, raportet me partnerin do të përmirësohen ndjeshëm.

 

Demi

Pritet që sot Planeti i kuq të jetë në një orbitë më të përshtatshme për ju që i përkisni kësaj shenje, prandaj mund të jetë momenti  për të ndërmarrë ndonjë iniciativë apo për të vendosur për diçka.

 

Binjakët

Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje janë një mori planetësh që ju mbështesin në shumë drejtime, bërë që sot të kaloni një ditë tejet  pozitive. Afërdita sjell stimuj të rinj për erosin.

 

Gaforrja

Pas një gjendjeje disi konfuze  fusha profesionale duket se do të gjallërohet së tepërmi, duke pasur Mërkurin që ju nxit të jeni aktivë. Nuk duhet t’i merrni gjërat gjithmonë me lehtësi.

 

Luani

Kuadri yjor duket se do të ndryshojë pozitivisht edhe pse mund të vazhdoni sërish të ndjeheni të stresuar, sidomos në ortët e pasditës. Kujdues sepse Hëna ju bën paksa grindavecë.

 

Virgjëresha

Edhe sot nuk do t’i shpëtoni dot ndikimit negativ të Marsit në shenjë, i cili, në më të shumtën e rasteve do sjellë pështjellim dhe kaos. Një Hënë e qetë në  do të thotë kthjelltësi në mendim.

 

Peshorja

Ndikimi i Uranit  në shenjë, pavarësisht nga ndonjë “prapësi e vogël” do të jetë përgjithësisht pozitiv, duke ju bërë më agresiv e më të vendosur.  Kjo vlen edhe për dashurinë.

 

Akrepi

Tani ndikimi i planetit të zjarrtë (Marsit) nuk është më ai i ditëve të shkuara, do të keni kohë të “merrni frymë lirisht” e të ripërtërini forcat e energjitë. Nuk duhet të qëndroni të tërhequr.

 

Shigjetari

Shenja juaj sot do të jetë  nën ndikimin e një numri planetësh “të mirë” prandaj parashikohet përgjithësisht nëj ditë e mir. Është moment i mirë për të hedhur një hap vendimtar.

 

Bricjapi

Sot mund të mos jetë një ditë shumë pozitive, por gjithsesi nuk përjashtohet të arrini një sukses të pashpresuar që do t’ju gëzojë pa masë. Pak më të disponueshëm për partnerin.

 

Ujori

Kuadri yjor duket si shumë “i ngarkuar”, por të lindurit e kësaj shenje do të jenë të privilegjuar, pasi do të jenë nën ndikimin a Afërditës, e cila mund të sjellë edhe një dashuri të re.

 

Peshqit

Është sërish Marsi ai që sot duket sikur “ju shkund nga plogështia”, e ka shumë të ngjarë që të jeni vërtet të papërmbajtshëm. Bëni kujdes nga ndonjë sëmundje e stinës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *