Dashi
Veprimi shqetësues i Marsit është disi i zhvendosur dhe, të paktën për të lindurit e dekadës së parë nuk ka pothuajse fare. Afërdita do të bëjë që sot të ndjeheni të ç’tensionuar.
Demi
Pas një jave mjaft të ngjeshur, ndonëse shumë prej jush e kanë provuar shijen e suksesit, stresset dhe lodhja e kanë bërë të tyren duke e kmprometuar deri diku fundjavën. Mirë sektori i parave.
Binjakët
Më në fund, disa luatje të Merkurit në shenjën kanë marrë fund dhe jo do ta ndjeni më shumë mbështetjen e tij, sidomos në drejtim të biznesit. Fundjavë e mirë në planin sentimental.
Gaforrja
Me zbehjen e ndikimit të Marsit në shenjë duket se edhe acarimi në raportet me dikë do të zbutet dhe kjo do të bëjë të mundur të kaloni një fundjavë shumë më të qetë e më të mirë.
Luani
Në përgjithësi jeni të favorizuar gjatë kësaj fundjave nga një numër yjesh, por, ngaqë ju nuk e kontrolloni dot kollaj, jeni shumë hezitues për të ndërmarrë iniuciativa. Jeni në qëndër të vëmendjes.
Virgjëresha
Edhe për ju klima zodiakale duket disi më e kthjellët, pasi Merkuri dhe Afërdita në shenjë kanë një orbitë më harmonioze në raport me njëri tjetrën. Mjaft intensive pritet fusha sentimentale
Peshorja
Me gjithë një zhgënjim që keni marrë kohët e fundit nga dikush që nuk e prisnit, kjo nuk do të ndikojë në qëndrimet tuaja, madje ju bën më këmbëngulës. Fundjava gjithsesi e mirë.
Akrepi
Nuk është rasti që të kapeni vetëm pas asaj që keni arritur apo keni fituar deri tani, përpiquni të kërkoni më shumë, në radhë të parë nga vetja. Pse kaq të drojtur në planin sentimental?
Shigjetari
Duket se tani gjërat do të ecim më mirë për ju, shenja juaj domimnohet nga yje që ju mbështetin në të gjitha drejtimet. Pak si të penguar në veprime, por fundjava ju jep energji të reja.
Bricjapi
Merkuri dhe Afërdita sot stimulojnë përkatësisht fantazinë dhe ndjenjat e bukura, prandaj pritet një fundjavë nën shenjën e dashurisë. Dikush ka nevojë për ju, por mos u nxitoni.
Ujori
Marsi “i rëndë” tashmë duket se e ka zbehur ndjeshëm prezencën e për rrjedhojë edhe ndikimin e tij në shenjë duke i “hapur rrugë” një Afërdite që do të stimulojë dashurinë gjatë fundjavës.
Peshqit
Nuk duhet të qëndroni në pozita pritjeje por, duke shfrytëzuar edhe yjet e mirë në shenjën tuaj, të përfitoni për të konkluduar përfundimisht një çështje zemre. Fundjavë mjaft e bukur.
