Dashi
Ndoshta paratë do të jenë në qendër të vëmendjes tuaj. Me anë të një investimi të vogël do të arrini t’i jepni zgjidhje të përkohshme anës tuaj finanaciare. Shëndeti i mirë.
Demi
Planetet ndodhen në një pozicion jo shumë në harmoni me njëri-tjetrin dhe gjendja juaj shpritërore mund të ndikohet deri diku, por jo aq sa t’ju prishë atmosferën e një mbrëmjeje të bukur me miqtë.
Binjakët
Mundohuni të jeni më të qetë dhe më të durueshëm, nëse dëshironi që punët t’ju shkojnë “vaj”. Hëna në shenjë mund të sjellë energji të reja, ndërkohë që erosi duket se rizgjohet.
Gaforrja
Si Afërdita ashtu edhe Marsi sot mund të rrisin pakënaqësinë tuaj dhe nga ana tjetër nën udhëheqjen e Mërkurit do të vazhdoni të keni një aktivitet shoqëror mjaft intensiv.
Luani
Duket se kundrejt një jave më parë, situata yjore do të jetë më e mirë dhe yjet që ju mbështesin do të jenë disa. Në fushën profesionale do të jeni shumë prodhimtarë, por jo edhe aq në dashuri.
Virgjëresha
Në sajë të një Mërkuri superpozitiv në shenjë, sot do të jeni në gjendje të zotëroni një situatë të vështirë në aspektin profesional. Ritme frenetike, por edhe pasione të zjarrta në dashuri.
Peshorja
Kalimi i “nxituar” i Marsit mund t’i japë një shpejtësi tepër të madhe edhe veprimeve tuaja, prandaj mundohuni t’i vini vetes fre. Edhe në planin sentimental duhet të ruani vetëkontrollin.
Akrepi
Me një Mërkur protagonist në shenjën tuaj është e kuptueshme që fusha në të cilën do të shkëlqeni është ajo e krijimtarisë. Afërdita ju rikthen qetësinë e brendshme të munguar.
Shigjetari
Parashikohet një periudhë e qetë për shumë të lindur të kësaj shenje, të paktën për dy ose tri ditë, derisa t’ia mbërrijë në shenjë Urani “i vrullshëm” e “t’ju shkundë”. Keni nevojë të reflektoni.
Bricjapi
Duke parë gjeometritë yjore do të ishte e preferueshme që të mos kishit edhe aq nxitim për të përfunduar një traktativë apo për të dhënë një fjalë. Pasionet e zjarrta vijnë nga Hëna.
Ujori
Për shkak të orbitave jo shumë ‘të buta” të Mërkurit dhe Saturnit në shenjën tuaj, një farë shqetësimi i brendshëm nuk do t’ju lerë të punoni të qetë. Pak të tendosura raportet me partnerin.
Peshqit
Yjet sot do t’ju “shohin me simpati”, prandaj dita pritet të jetë mjaft pozitive, në radhë të parë në fushën profesionale. Afërdita ju jep një nur të tillë që ju bën shumë joshës.