Dashi
Ju kërkohet të tregoheni të paanshëm në gjykimin ndaj dy palëve e kjo natyrisht arrihet duke u treguar shumë objektivë. Hëna ju sjell një moment vërtet interesant në fushën sentimentale.
Demi
Dashuria pritet të jetë shumë pasionale, e mbështetur si nga Afërdita ashtu edhe nga Mërkuri. Duhet të bëni më shumë përpjekje në planin ekonomik, nëse keni ambicie për suksesin.
Binjakët
Mërkuri në shenjë favorizon ata që merren me punë intelektuale, por edhe me biznesin. Lini për një çast angazhimet tuaja në këtë aspekt, për t’u marrë pak edhe me raportet ndërpersonale.
Gaforrja
Ndoshta kuadri yjor i juaji nuk është edhe aq pozitiv, por kjo, jo vetëm që nuk ju pengon për të arritur atë që dëshironi, por mund edhe t’ju stimulojë për të kërkuar maksimumin nga vetja.
Luani
Largimi i Mërkurit nga orbita që zinte deri tani mund të lerë një vakuum që do të ndikojë negativisht si në planin psikologjik ashtu edhe në atë ekonomik. Më këmbëngulës ndaj punës.
Virgjëresha
Mërkuri dhe Saturni vazhdojnë të jenë në kontrast me Afërditën, duke bërë që kjo të reflektohet edhe te ju që sot mund të jeni konfliktualë. Do ta keni vërtet të vështirë për të bërë një zgjedhje që do të thotë shumë.
Peshorja
Ndonëse, sipas të gjitha gjasave pritet të jetë një ditë më e mirë, në sajë të pozicionit gjithnjë e më të favorshëm të Mërkurit, përsëri nuk do t’i shpëtoni dot mërzisë që ju shkaktohet nga prania e dikujt.
Akrepi
Mërkuri dhe Marsi në kontrast me njëri-tjetrin në shenjën tuaj do t’ju sjellin probleme në sferën profesionale. Puna do t’ju kërkojë përqendrim të madh në angazhimet tuaja. Të papritura në dashuri.
Shigjetari
Efikasiteti i punës suaj ndoshta nuk është në nivelin e duhur edhe pse dini si ta kompensoni. Por gjatë ditës do të merrni një sihariq i cili sigurisht që do të bëjë të ndiheni shumë më mirë.
Bricjapi
Fantazia dhe krijueshmëria juaj do të jenë në maksimum falë Mërkurit në shenjë. Të tjerët mund të mbeten të shokuar nga ky rekuperimi juaj. Shpirti i aventurës ju imponon të udhëtoni.
Ujori
Mërkuri, Urani Saturni dhe Afërdita do ta rritin pozitivitetin e kësaj periudhe që mund të sjellë kontakte të reja pune për t’u shfrytëzuar. Në planin afektiv do të jeni të privilegjuarit e yjeve.
Peshqit
Mundohuni të rezistoni edhe pak e do të shini e të prekni vetë rezultatet e punës suaj. Diçka e rëndësishme mund të bëhet realitet sot, falë ndikimit të disa miqve ose personave të dëshirueshëm.