Dashi
Sot duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm në drejtim të shpenzimeve, sepse Marsi dhe Afërdita “dorëlëshuar” ju shtyjnë të shpenzoni vend e pa vend. Mund të realizohet një ëndërr e vjetër.
Demi
Nën një qiell ku orbitat e planetëve të ndryshëm nuk janë aspak pozitive për ju, është më mirë të mbështetin në ato pak avantazhe që iu ofron Mërkuri. Pse jeni kaq të padurueshëm?
Binjakët
Me shoqërinë që do të keni sot nga qielli (janë një numër yjesh që ju favorizojnë) nuk ka “ndeshje që të mos e fitoni”. Por kjo nuk do të thotë se duhet të jepeni totalisht pas lojërave të fatit.
Gaforrja
Ndoshta është një periudhë e përshtatshme, duke parë edhe situatën yjore, që të merreni më shumë me administrimin e asaj që keni arritur. Mos harroni së është një periudhë festash të mëdha.
Luani
Duhet të jeni të përgatitur për një ditë jo edhe aq të mirë, pasi më Afërditën dhe Marsin në “kontrast” me njëri-tjetrin nuk mund të presësh asgjë pozitive. Përveç erosit që stimulohet nga Hëna.
Virgjëresha
Do të dëshironit që edhe sot të vazhdonit me ritmet e ditëve të kaluara në punë, aq më tepër që gjërat ju kanë ecur mirë, por yjet ju këshillojnë të tërhiqeni paksa. Merruni me erosin.
Peshorja
Parashikohet një pjesë e parë e ditës disi e turbullt, e ndoshta edhe e mërzitshme, për shkak të lëvizjes kaotike të planetëve në shenjë. Por gjithçka qartësohet dhe dita pritet të jetë e mirë.
Akrepi
Edhe ju që i përkisni kësaj shenje do të dëshironit të vazhdonit të mbyllnit të gjitha impenjimet në aspektin e punës, por është Hëna “shpërthyese” në shenjë që iu orienton drejt dashurisë.
Shigjetari
Për momentin do të vazhdoni të jeni edhe sot, në pjesën më të madhe të ditës të kontraktuar, pasi akoma keni “mbi kokë” Marsin e “ngrysur”. Një lajm i ri mund t’ju shkundë nga plogështia.
Bricjapi
Ngaqë keni shumë angazhime e doni t’i mbyllni të gjitha, nuk vini re se dikush kërkon t’ju tërheqë vëmendjen për gjëra, po aq të rëndësishme në planin sentimental. Dhe keni aq nevojë në këtë aspekt.
Ujori
Edhe sot do të keni probleme me pengesat jo të vogla që “stimulohen” jo pak nga Marsi dhe Afërdita në një “koalicion” qiellor, kundër të gjithë ju që i përkisni kësaj shenje. Ruani qetësinë shpirtërore.
Peshqit
Edhe pse mund të duket një ditë pa shumë ndryshime, pritet që në një moment të caktuar, gjërat të marrin një kthesë të menjëhershme në favorin tuaj. Erosi le pak për të dëshiruar.
