Dashi
Hëna në shenjë do t’ju bëjë protagonistë të kësaj dite. Mund të eksperimentoni me një dëshirë që do të realizohet. Do të arrini të zbatoni një projekt që do të jetë një sukeses i vërtetë.
Demi
Përfitoni nga kjo periudhë pasive qetësie për të përballuar situatën tuaj, e cila deri tani ka qenë e vështirë dhe plot mosmarrëveshje. Mundohuni të rivendosni dialogun me partnerin.
Binjakët
Sot ka shumë të ngjarë të mbeteni të zhgënjyer nga dikush që ju ka premtuar shumë, por që nuk do të bëjë asgjë për ju. Sidoqoftë, pritet një mbrëmje shumë interesante me miqtë tuaj.
Gaforrja
Nëse keni vendosur të mos lëshoni pe, siç është në natyrën tuaj, atëherë çojeni deri në fund e mos u tërhiqni pikërisht kur duhet të merrni frutet e këmbënguljes tuaj. Momente gëzimi me miqtë.
Luani
Mos refuzoni mundësinë e një kompromisi, sidomos kur e dini mirë se sa do të përfitoni nga kjo. Një ditë shumë e mirë për të udhëtuar në vendet e pushimit. Shoqëri të reja në sfond.
Virgjëresha
Sektori më i paqartë sot është ai i financave, prandaj ju këshillohet të “rrudhni paksa dorën” gjatë kësaj peridhe kritike ku normalisht shpenzimet janë të shumta. Intersante fusha sentimentale.
Peshorja
Me hënën në kundërshtim është mirë të evitoni diskutimet, sidomos ato që nuk janë shumë të rëmdësishme. Mos reagoni me ftohtësi ndaj një propozimi apo oferte që mund t’ju vijë nga dikush.
Akrepi
Nëse nuk është e domosdoshme, shtyni një çështje që dikush kërkon t’jua parashtrojë me çdo kusht për t’ju prishur ditën. Forma fizike nuk është në maksimum dhe dashuria nuk ju përmbush plotësisht.
Shigjetari
Duket një ditë e bërë enkas për ju kjo e sotmja, pasi mund të përmbushni çdo ëndërr dashurie me shumë pasion dhe romanticizëm. Për ata që janë beqarë parashikohen aventura që do t’i lënë pa frymë.
Bricjapi
Mundohuni që të paktën gjatë kësaj periudhe disi konfuze të qëndroni më pranë njerëzve të familjes, sepse do të ristabilizoni disa raporte të lëkundura. Ju këshillohet kujdes me shpenzimet.
Ujori
Një moment i errët nuk luftohet me pesimizëm, por me forcën e vullnetit, e cila nuk ju ka munguar asnjëherë. Mos harroni se Afërdita në shenjë është një aleate shumë efikase në këtë aspekt.
Peshqit
Sot impenjimet tuaja kryesore duhet të jenë në drejtim të familjes dhe të fushës private në tërësi. Do të jetë mënyra më e mirë për të qëndruar larg telasheve të përditshme të punës.