Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Horoskopi, 20 shkurt 2013
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Horoskopi > Horoskopi, 20 shkurt 2013
Horoskopi

Horoskopi, 20 shkurt 2013

anazapta
Published February 20, 2013
Share
SHARE

Dashi

Mërkuri në shenjë do t’ju detyrojë të rishihni projektet tuaja për udhëtime. Bëni kujdes në raportet me të tjerët, sidomos në sferën profesionale, pasi mund të krijoni situata të disfavorshme për ju.

 

Demi

Më në fund duket se problemet tuaja financiare janë drejt zgjidhjes. Nga ana tjetër, Hëna ndikon pozitivisht në afrimet shoqërore dhe në ndjenjat tuaja. Momente emocionuese priten dhe për ju që jeni vetëm.

 

Binjakët

Mërkuri dhe Marsi mund të përshpejtojnë efektet fatsjellëse të Jupiterit, që do t’ju sjellë sodisfaksione të shumta (në punë, dashuri, financë). Është momenti i duhur për të menduar projekte të reja.

 

Gaforrja

Një lloj nervozizmi do të karakterizojë ditën e sotme. Një problem i vogël familjar do të tendosë më tepër nervat tuaja dhe t’ju çojë drejt një reagimi të ekzagjeruar. Tregohuni më të ekuilibruar.

 

Luani

Sot mund të jeni të favorizuarit e zodiakut. Mërkuri dhe Marsi do nxjerrin në pah kreativitetin tuaj. Jeta private do të intensifikohet nëpërmjet mundësive për të njohur njerëz interesantë si për punën dhe për zemrën.

 

Virgjëresha

Ardhja e Marsit në shenjë ju sjell një lehtësim të madh. Tensionet e kohëve të fundit do të zhduken pa e pritur ju. Në punë gjërat fillojnë të përmirësohen. Dashuria ju buzëqesh dhe ju dhuron qetësi.

 

Peshorja

Mundohuni të menaxhoni mirë ditën, angazhimet dhe financat pasi problemet e ndryshme mund t’ju çorientojnë dhe t’ju bëjnë konfuzë. Mos lini pas dore familjen.

 

Akrepi

Do të jetë Hëna në shenjë ajo që sot ju bën veçanërisht polemizues, prandaj zor se do të mund të arrini një arrëveshje me dikë. Janë të shumtë ata që ju “vëzhgojnë” në distancë, por akoma nuk keni një ofertë.

 

Shigjetari

Angazhimet tuaja sot pritet të jenë të shumta, por pjesa dërrmuese e tyre do të jetë për çështje personale. Para se të ndërmerrni një veprim apo punë tjetër, verifikoni të gjitha garancitë e mundshme e të nevojshme.

 

Bricjapi

Hëna dhe Afërdita në shenjë janë shumë pozitive për ju në planin sentimental duke ju risjellë harmoninë që në fakt ju ka munguar prej disa kohësh. Mërkuri pak i “rëndë” sot mund të ngacmojë pak nostalgjinë.

 

Ujori

Marsi dhe dhe Urani në “përplasjen” mes tyre nuk bëjnë gjë tjetër veçse sjellin tensione të reja jo vetëm në raportet me kolegët, por edhe në ato sentimentale. Sa shumë energji për të arritur një rezultat.

 

Peshqit

Më një kuadër yjor pozitiv, sot do të keni shumë mundësi dhe raste të mira për të arritur një objektiv që ju sjell kënaqësi. Ka ardhur koha që të mos druheni të tregoni se sa të vlefshëm jeni në planin profesional.

anazapta February 20, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?