Pas 12 vjetësh Jupiteri ndodhet në shenjën e Luanit dhe kjo ngjarje yjore do t’u sjellë të lindurve të kësaj shenje një vit të mbushur me suksese. Natyrisht që për gjithçka ka një çmim dhe jo gjithmonë Luani do të përjetojë periudha të shkëlqyera, përkundrazi, të lindurit e kësaj shenjë duhet të punojnë shumë dhe seriozisht. 2015-a do të jetë një vit me luhatje.
Periudhat më të mira dhe më të këqija
Luani do të përfitojë nga ndikimet astrale pozitive, sidomos në fund të shtatorit, kur Jupiteri do të pozicionohet në shenjën e Peshores. Në fillim të vitit do të keni shumë dëshirë për punë, por do të jeni shumë konfuzë. Më pas do të ndihmohemi nga ndikimet pozitive të planetëve dhe do të arrini të vini rregull në kokën tuaj. Në këtë pikë do të jetë e vështirë t’ju ndalojnë.
Dashuria për beqarët
Kush është beqar nuk duhet të mposhtet nga vetmia, por të dalë me miqtë, të njohë persona të rinj, të frekuentojë ambiente të reja dhe të rrëmbehet nga takimet rastësore dhe dashuritë kalimtare. Ka shumë mundësi që zemra e Luanit të rrahë sërish nga pasoni.
Dashuria për çiftet
Pozicionimi i yjeve ndihmon dashurinë. Luani është një shenjë pasionante, i pëlqen të jetë dominues edhe në situatat intime dhe mes çarçafëve. Është një shenjë zjarri dhe si e tillë dëshiron të udhëheqë çdo situatë. Kur gjen dashurinë, atë me “D” të madhe, i jepet totalisht asaj. 2015-a do të jetë një vit në favorin tuaj, sepse mund të konsolidoni raportin në çift, të martoheni, të projektoni lindjen e një fëmije, apo të planifikoni bashkëjetesën.
Përqasja me shenjat e tjera zodiakale
Nëse Luani do të ketë mundësinë për të takuar një Peshore, Akrep, apo një Shigjetar, do të ndizen shkëndijat e para të dashurisë. E rëndësishme për ju do të jetë të rrëmbeheni nga emocionet, të jeni spontan. Jini vetvetja sepse kështu do të vlerësoheni.
Parashikimet për studentët
Të njëjtat përfitime do të mund të shijojnë studentët që do të ulen në bankat e shkollës me më shumë kënaqësi. Nuk do të keni vështirësi në përvetësimin e mësimeve dhe provimet do t’i kaloni me lehtësi. Urani, i cili për 8 vjet ndodhej në kundërshti me Luanin, e ka bërë këtë situatë mbytëse. Çdo gjë shkonte ngadalë pavarësisht sforcimeve dhe rezultatet ishin zhgënjyese. Në 2015-ën planeti “kundërshtar” do të largohet nga Ujori. Luani do të ndjejë menjëherë efektet e këtij largimi.
Paratë dhe puna
Ashtu si dashuria do të trokasë në zemrën e Luanit, edhe situata ekonomike do të mbushë xhepat. Luani në 2015-ën do të punojë shumë, jo vetëm për të konsoliduar situatën aktuale, por nëse nuk ndjehet i shpërblyer nga puna që bën aktualisht mund të mendojë të ndryshojë ambient. Për të marrë një rezultat solid do të duhet të keni ide të qarta për atë që duhet të bëni. Ndonjë i lindur i kësaj shenje do të rifillojë studimet e lëna pezull, ndërsa të tjerë do të dërgojnë kurrikulumin në disa kompani. Të tjerë akoma do të bëjnë kurse profesionale për të përmirësuar situatën e tyre në punë. Cilido qoftë vendimi i marrë, Luani do të ketë sukses dhe kur ka sukses në punë, edhe xhepat ndikohen pozitivisht. Në fakt financat e Luanit do të përmirësohen dukshëm dhe ju do të merrni frymë lirisht. Nuk do të ndjeheni nën presion nga afati i fundit i muajit, përkundrazi do të filloni të shkelni korridoret e qendrave tregtare, duke u rrëmbyer nga shpenzimet pa kontroll. Nuk do të kaloni net pa gjumë për shkak të mendimit se keni shpenzuar shumë para për të blerë diçka që në atë moment nuk ishte shumë e domosdoshme.
Fati
Për Luanin optimizmi që e karakterizon këtë vit do të sjellë fat. Edhe në situatat më të vështira, Luani nuk dorëzohet, përkundrazi ka tendencën të rrethohet nga persona të gëzuar dhe dinamikë që i transmetojnë entuziazëm. Por këtë vit do të jeni ju, të lindurit në shenjën e Luanit, që do të mbani lart humorin e të tjerëve. Nga ana tjetër me një horoskop kaq të favorshëm është e vështirë të bini në depresion. Mundësitë për të fituar një lotari janë të larta, por fati i Luanit do të qëndrojë më shumë në kënaqësitë që do të merrni në jetën e përditshme, përmes gjesteve të vogla, momenteve të bukura, projekteve të realizuara. Gjallërinë do ta merrni nga familja, ku raportet me fëmijët do të konsolidohen dhe nuk do të mungojnë momente bashkëpunimi me partnerin. Luani do të ndjehet qendra e vëmendjes, do të jetë sundimtari i padiskutueshëm. Shpirti i tij do të jetë aq pozitiv saqë edhe gjendja fizike dhe psikologjike, të vëna në provë në vitet e fundit do të jenë të shkëlqyera.
Shëndeti
Jupiteri sjellë me vete mirëqenie psikofizike sepse nëse gjërat janë pozitive për dashurinë dhe paratë edhe gjendja mendore dhe fizike është pozitive. Do të ndjeheni shumë optimistë, të gëzuar dhe plot dëshirë për punë dhe për t’u argëtuar. Ata që janë përballur me ndonjë sëmundje mund të shpresojnë për një rimëkëmbje të shkëlqyer sidomos prej Shtatorit, me Saturnin pozitiv që ndodhet tek Shigjetari.
Udhëtimet
Udhëtimet do të mbrohen nga yjet. Në verë pushimet me familjen apo në shoqërinë e miqve do të ndihmojë Luanin për të rikarikuar bateritë, për të përballuar vjeshtën, sezon kur do të përjetojë sërish një ndjenjë pozitive. Në kompleks 2015-a do të jetë për Luanin një vit i favorshëm. Do të jetë një nga shenjat e horoskopit që do të përfitojë më shumë nga ndikimet pozitive të planetëve.
Virgjëresha
(23 Gusht – 22 Shtator)
Çfarë premtojnë yjet për të linduri në shenjën e Virgjëreshës për vitin e ardhshëm? Pranvera do ju drejtojë drejt kurorëzimit të projekteve që keni nisur, ndërkohë që, ata që duan të nisin eksperienca të reja duhet të veprojnë me shumë kujdes.
Periudhat më të mira dhe më të këqija
Për gjithë semestrin e parë prania e Saturnit në shenjën e Akrepit do ju dhurojë qëndrueshmëri emocionale, që do të jetë detyra juaj për ta shfrytëzuar sa më mirë si në drejtimin sentimental edhe atë profesional. Gjatë kësaj periudhe përpiquni të stabilizoni financat tuaja, duke hequr dorë nga shpenzimet e tepërta në ardhje të një periudhe më pak të favorshme që do ju shoqërojë gjatë vjeshtës. Prej shtatorit në fakt mund të hasni probleme ekonomike. Do të keni një farë lodhje fizike që do ju pengojë që të përballeni qetësisht me mosmarrëveshjet e mundshme familjare. Përpiquni të shfrytëzoni ndenjën tuaj të lindur të masës për të mos lejuar që diskutimet e vogla të degjenerojnë në sherre të vërteta.
Dashuria për beqarët
Mungesa e ndihmës së yjeve për marrëdhënie të reja nuk duhet t’ju dekurajojë. Edhe në 2015-ën do të jetë e mundur që të takoni shpirtin tuaj binjak, edhe pse me shumë mundësi eksperiencat që do të ndani nuk do të jenë aq ekzaltuese sa ato të premtuara nga viti i shkuar. Për të favorizuar takimet me partnerin, evitoni diskotekat, apo lokalet e natës. Takimet romantike do të zhvillohen pikërisht gjatë rutinës së përditshme, ndërkohë që bëni pazarin apo jeni në palestër. Megjithatë jini gjithmonë gati për të kapur mundësitë që ju rezervon jeta sepse yjet ju dhurojnë qëndrueshmëri për të transformuar një histori të thjeshtë në një raport që zgjat.
Dashuria për çiftet
Keni fatin të ndani jetën tuaj me një person të dashur, që ndoshta e keni njohur pikërisht falë ndikimit të favorshëm yjor të vitit të shkuar. Gjatë 205-ës do ta shihni raportin tuaj të maturohet e që mund të shndërrohet në një marrëdhënie të qëndrueshme. Përfitoni nga bashkëveprimi yjor i favorshëm i muajve të parë të vitit. Vjeshta do të sjellë në fakt me vete disa probleme në çift, që mund të komprometojnë zhvillimin e qetë të jetës suaj të zakonshme. Më mirë shtyjini vendimet e shtatorit për 2016-ën.
Përqasja me shenjat e tjera zodiakale
Çiftet e formuara nga Virgjëresha-Akrepi dhe Virgjëresha-Binjakët mund të kenë disa mosmarrëveshje, sepse periudha e lodhjes që do të përfshijë të lindurit e këtyre shenjave i pengon që të pranojnë manitë perfeksioniste të Gaforreve, apo hutimin e Binjakëve.
Pragmatizmi dhe ekuilibri i partnerëve Peshore dhe Bricjap do ju ndihmojë gjatë luhatjeve të mundshme të humorit, që mund të kaloni, sidomos nëse janë të impenjuar në aktivitete profesionale stresuese.
Në 2015-ën do të jetë e vështirë të ndërtoni një raport të ri me Akrepin, apo Luanin, sepse që të funksionojë mirë duhet të kaloni një periudhë njohjeje reciproke, që vështirë se realizohet me këtë pozicion astral. Do të jetë më mirë për çiftet e konsoliduara Virgjëresha-Akrep, apo Virgjëresha- Luan që do të marrin nga partneri nxitjen e duhur për të kapërcyer momente të mundshme parehatie.
Së fundi do të gëzojnë mundësi të shkëlqyera suksesi kombinimet Virgjëresha Ujor, duke qenë se ky i fundit do të favorizojë qëndrueshmërinë sentimentale dhe afektive të ndjekur nga Virgjëresha sidomos në pjesën e parë të vitit.
Parashikimet për studentët
Do të jeni të përqendruar në punën që do të bëni dhe gjatë gjysmës së dytë të vitit do të vilni frytet e impenjimeve mbi libra. Studentët duhet të përfitojnë nga pozicioni i yjeve duke zgjedhur sezonin veror të provimeve duke qenë se në shtator mund të hasin pengesa për shkak të gjendjes apatike që ju ka përfshirë.
Paratë dhe Puna
Përgatituni që të kurseni gjatë pranverës, sepse kështu nuk do të ndjeni situatën ekonomike jo shumë të favorshme gjatë vjeshtës. Kini parasysh përrallën me milingonën dhe gjinkallën, që të kaloni qetësisht edhe pjesën e dytë të vitit. Në drejtimin profesional gjatë pranverës do të merrni vlerësimin e dëshiruar. Pas verës, situatat me shumë stres ju kërkojnë të merrni vendime drastike. Përpiquni të shtyni çdo zgjedhje vendimtare në vitin 2016.
Fati
Dalja e Jupiterit nga shenja nuk përjashton fatin që do të vijë në mënyrë të papritur, por duhet të jeni ju që të krijoni situatat e duhura të suksesit.
Shëndeti
Personat më moshë madhore duhet të kenë nën kontroll shëndetin. Sapo të ndeni se diçka nuk shkon duhet t’i drejtoheni mjekut. Afrimi i Saturnit në shenjën e Shigjetarit mund të sjellë pak lodhje fizike dhe mendore. Pra impenjohuni dhe mbani nën kontroll shëndetin duke u përpjekur që të mos bini viktimë e periudhave të trishtuara dhe depresive. Buzëqeshini jetës!
Udhëtimet
Përfitoni nga stina e bukur për t’u mbushur me energji në ardhje të një vjeshte që mund të paraqesë ndonjë ditë gri. Zgjidhni pushime në relaks total pranë ndonjë destinacioni tropikal. Ndërkohë që nëse keni shpirt aventurieri është mirë që të shtyni udhëtimet më impenjative.
