Horoskopi 2015/ Demi (21 Prill – 20 Maj)

redaktor

Horoskopi 2015

Është e vështirë t’i rezistosh tundimit për të zbuluar se çfarë kanë shkruar yjet për të ardhmen tuaj. Viti që vjen mund të jetë viti i zhvillimeve, i ndryshimeve. Horoskopi 2015 është instrumenti i duhur që ju ndihmon që të mos gjendeni të papërgatitur për ngjarjet që ju presin. Çfarë do të ndodh gjatë 2015-ës? Do të gjeni shpirtin tuaj binjak? Do të filloni një punë të re? Horoskopi me siguri nuk do ju japë përgjigjen e saktë, por me siguri do ju ndihmojë të vendosni më lehtë se cilën rrugë duhet të ndiqni. Atëherë çfarë prisni, mësoni se cilat nota kanë zgjedhur yjet për të orkestruar kolonën zanore të 2015-ës suaj.

 

Demi

(21 Prill – 20 Maj)

2015 do të kërkojë nga të lindurit në shenjën e Demit të vënë në punë virtytet e tyre më të mëdha: qëndrueshmërinë dhe këmbënguljen. Në këtë mënyrë do të mund të kundërshtoni pozicionimin e yjeve, jo shumë të favorshëm për shenjën tuaj. Përfitoni nga mundësitë që jeta do ju rezervojë si në fushën profesionale ashtu edhe atë sentimentale.

Periudhat më të mira dhe të këqija

Gjysma e parë e vitit do të vërë në provë vendosmërinë tuaj në çuarjen përpara të marrëdhënieve dhe impenjimeve sentimentale, që duken të destinuara të përfundojnë. Nëse mendoni se ia vlen të luftoni për të mbajtur të gjalla marrëdhëniet mos hezitoni ta bëni. Vendosmëria juaj do të shpërblehet gjatë vjeshtës, kur do të keni mundësi të mblidhni frytet e lodhjes suaj.

Dashuria për beqarët

Kundërshtia e Saturnit nuk do të jetë e favorshme për krijimin e marrëdhënieve të reja të dashurisë. Pra do ta keni të vështirë të bëni njohje të reja, apo që Kupidi të lëshojë shigjetën e tij në zemrën e personit që keni përballë. Nëse keni dëshirë të gjeni një partner duhet të punoni me veten. Në gjysmën e parë të vitit mësoni të qëndroni vetëm, të reflektoni për potencialin, ambiciet dhe dëshirat ruaja, edhe në fushën afektive. Ky ushtrim maturie shpirtërore do të luajë në favorin tuaj duke ju lejuar të ndërtoni marrëdhënie fitimprurëse edhe me persona që i frekuentoni prej kohësh, por që ritmi i përditshmërisë ju kishte penguar deri tani t’i merrnit në konsideratë.

Dashuria për çiftet 

2015-a paraqitet para jush e armatosur me një palë gërshërë të mëdha, gati për të prerë rrënjët e thata dhe të vendosë fundin e marrëdhënieve sentimentale që nuk kanë më arsye që të vazhdojnë. Nëse posesivitetiti që karakterizon shenjën tuaj ju ka penguar deri tani të shkruani fjalën “fund” në një marrëdhënie tashmë të padurueshme, muajt e parë të vitit që vjen mund të favorizojnë ndarjen duke bërë të mundur hapjen e rrugëve të reja dhe shpresave. Nuk duhet të frikësohen çiftet e konsoliduara, që pas një pranvere të nderë do të rizbulojnë njeri-tjetrin në shtator duke ndezur pasionin.

Përqasja me shenjat e tjera zodiakale

Do të jenë veçanërisht rezistentë ndaj ndikimeve negative të pozicionimit aktual të yjeve çiftet e formuara nga Demi dhe Akrepi. Kjo për shkak se këto dy shenja kanë të njëjtat interesa familjare. Partnerët do të bashkëpunojnë për të kapërcyer edhe kontrastet më sinjifikative. Vit i mbarë do të jetë edhe për çiftet Demi – Demi. Partnerët do të mbështesin njeri-tjetrin falë këmbënguljes që dallon të lindurit në këtë shenjë. Më shumë vështirësi do të hasin çiftet Demi-Ujori, Demi-Akrepi, apo Demi-Shigjetari, për të cilët pozicionet yjore kanë tendenca të theksojnë kontrastet dhe sherret.

Për të lindurit në shenjën e Demit që janë akoma beqar, probabilitetin më i madh për sukses do ta kenë me partnerët Peshore, që të favorizuar nga Jupiteri do të shfaqin gatishmërinë për të filluar miqësi të reja, të destinuara që të shndërrohen në diçka më shumë. Është e rrezikshme të filloni një marrëdhënie të re me Peshqit, apo joshësit e Virgjëreshës, pasi viti 2015-të nuk u jep të lindurve në shenjën e Peshqve dhe Virgjëreshës sigurinë e nevojshme për t’u ekspozuar. Nëse me të vërtetë doni një marrëdhënie me këto shenja duhet të jeni te gatshëm ta bëni ju hapin e parë.

Parashikimet për studentët

Dëshira e ulët për të filluar një marrëdhënie sentimentale ju lejon të përqendroheni më shumë në studime duke favorizuar arritjen e synimeve që i keni vënë vetes. Kënaqësi të mëdha presin të lindurit në shenjën e Demit që janë të impenjuar me provime mature, apo universitare. Do të dini të shfrytëzoni në avantazhin tuaj vendosjen e yjeve duke i dedikuar hapësirën e duhur përgatitjes.

Paratë dhe puna

Ndonjë pengesë ju pret në planin ekonomik. Përpiquni të shmangni investimet e rrezikshme duke qenë se mund të hasni shpenzime të papritura. Kundërshtia e Saturnit kufizon kushtet e favorshme në fushën profesionale, ku nuk parashikohen promovime, apo një punë e re. Megjithatë vazhdoni të impenjoheni si në punën aktuale, apo edhe nëse kërkoni një të re, sepse prej shtatorit gjërat mund të kthehen në favorin tuaj.

Fati

Fati duket se nuk ju mbështet, por mbani mend që kur nuk ka fat, atëherë është e rëndësishme ta krijoni atë. Të lindurit e Demit kanë të gjitha aftësitë dhe kompetencat për të ndryshuar të ardhmen e tyre duke përfituar nga mundësitë që kokëfortësia e tyre është në gjendje të gjejë. Pra mos vononi të bëheni projektuesit e fatit tuaj.

Shëndeti

Ky vit kërkon që të kini kontroll mbi shëndetin tuaj. Janë të mundura momentet e depresionit, lodhjes, dëshirës për të mos bërë asgjë dhe të braktisni gjithçka. Mendja juaj nuk sjell mendime të bukura edhe sepse fati do duket se nuk do kujtohet për ju. Nuk duhet të bëni gjë tjetër se sa të mbani nën kontroll shëndetin dhe të kini kujdes të mos bini në gjendje depresive dhe do të shihni se shumë shpejtë do të përfundojë.

Udhëtimet

Momenti ekonomik jo i favorshëm këshillon të limitoni udhëtimet në destinacion të largët, përfitoni nga mundësitë për një udhëtim në natyrë, që rezervon natyra e mrekullueshme dhe artistike e vendit tonë.

 

 

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *