2015-a ju dhuron energji pozitive që do ju ndihmojnë të përballoni me qetësi ndryshimet e këtij viti. Por kujdes mos u mundni nga luhatjet e humorit, por përpiquni gjithmonë të kontrolloni reagimet tuaja për zgjedhjet që mund të jenë me të vërtetë të rëndësishme.
Periudhat më të këqija dhe më të mira
Fillimi i 2015-ës do ju kërkojë një impenjim të madh në punë, që një marrëdhënie e re sentimentale mund t’ju detyrojë la lini pas dore. Është thelbësore të qëndroni të përqendruar për të kapur mundësinë e mëdha që Hëna do ju sjellë me shumicë në pjesën e dytë e vitit.
Dashuria për beqarët
Kujdes nga takimet e bëra në pjesën e parë të vitit, që mund t’ju çojnë në idealizimin e një personi, që në të vërtetë nuk meriton interesin tuaj. Mos kini keqardhje për një ndarje të mundshme, sepse do jeni të lirë për të nisur lidhje të reja, ndoshta më interesante. Vjeshta sjell me vete një sërë lajmesh në planin sentimental. Do të njihni një partner special, me të cilin do të shkruani ndoshta faqet më të rëndësishme të jetës suaj
Dashuria për çiftet
Ata që janë çift mund të jetojnë momente intensive romantike me partnerin, edhe pse një mungesë e mundshme e entuziazmit nga ana e partnerit mund të sjellë përplasje. Përpiquni të tregoheni mirëkuptues kundrejt arsyeve që çojnë partnerin tuaj të qëndrojë i ftohtë. Në vend që të shfaqni pakënaqësinë tuaj, mbështesni partnerin në momentit e tij të vështira, sepse kjo do ju ndihmojë të forconi marrëdhënien në çift.
Përqasja me shenjat e tjera zodiakale
Pasioni që ju dallon veçanërisht në muajt pranveror të 2015-ës do të jetë plotësisht i vlerësuar nga një partner në shenjën e Dashit, apo Gaforres. Do të jeni gati të sakrifikoni çdo ambicie tjetër për dashurinë, por kujdes sepse nëse përjashtoni çdo interes që keni në jetë, mund t’ju kthehet kundër, sidomos nëse personi që keni zgjedhur për t’i dhuruar zemrën mund të shfaqet ndryshe nga sa e prisnit.
Më altruistët mund të arrijnë të ndërtojnë raporte të mira me partnerët në shenjën e Ujorit dhe Virgjëreshës, jo shumë të favorizuar në nivelin sentimental nga yjet. Nëse arrini të ndani me ta entuziazmin që ju ka pushtuar plotësisht mund të gjeni tek ata një shok me të cilin mund të ndani gjithë jetën, që është gati të mbështetet tek ju në momente e vështira dhe t’ju ofrojë mbështetjen e tij në periudhat tuaja më të errëta.
Pak kujdes në marrëdhënie me Binjakët, që arrijnë t’ju rrëmbejnë me hijeshinë e tyre, por pikërisht në momentin që për ju gjërat mund të bëhen serioze, ata mund të ndryshojnë në mënyrë të papritur ide dhe të preferojnë të ruajnë autonominë. Kështu do të provoni ndjesinë mposhtjes, që do ta keni shumë të vështirë për ta kapërcyer.
Parashikimet për studentët
Pranvera do të paraqesë impenjime që disave prej jush do t’u duken të padurueshme. Shtrëngoni dhëmbët dhe mos hiqni dorë sepse gjatë vjeshtës do të vilni frytet e merituara të lodhjes suaj. Për studentët në universitet këshillohet që të shtyjnë diplomën në sezonin e vjeshtës gjatë të cilit yjet do ju favorizojnë për një prezantim brilant të punës suaj.
Puna dhe paratë
Në planin profesional të lindurit në shenjën e Gaforres do të njihen me një sërë vlerësimesh të rëndësishme, duke përfshirë edhe ngritje në detyrë, ose rritje rroge. Eprorët tuaj nuk njohin meritat tuaja? Mos hiqni dorë nga vlerësimi i ofertave të tjera, sepse yjet favorizojnë nismat e reja. Edhe pse nga pikëpamja financiare nuk ka arsye që të keni frikë, është mirë që të filloni të kurseni diçka të vogël, në ardhje të blerjeve të rëndësishme, si një makinë, apo një shtëpi, ku mund të filloni jetën tuaj të re në çift.
Fati
Yjet ju rezervojnë për gjatë gjithë 2015-ës shumë fat. Pa e ekzagjeruar është mundësia e duhur për të tentuar fatin në lojë, apo duke marrë pjesë në ndonjë konkurs qoftë edhe për të shijuar kënaqësinë e sfidës.
Shëndeti
Pikërisht për shkak të impenjimeve profesionale mund të vuani nga lodhja, të ndjeheni të dobët dhe të përballeni më shumë se një herë me sëmundjet e stinës. Përpiquni të kuroheni dhe të shkoni menjëherë tek mjeku nëse ka diçka që nuk shkon.
Udhëtimet
Mos hezitoni të realizoni dëshirat tuaja aventureske, ndoshta duke u nisur për një destinacion të pazakontë, apo duke nisur të shumëdëshiruarin udhëtim me kroçerë. Yjet ju shoqërojnë në çdo anë të botës, duke favorizuar eksperiencat e reja që do të zënë një vend të çmuar në mesin e kujtimeve tuaja. Përpiquni të përqendroni udhëtimet në gjashtëmujorin e parë, sepse vjeshta ju sheh më shumë të impenjuar në fushën profesionale dhe familjare duke ju detyruar të shtyni argëtimet.
