Pa dyshim do të jetë një vit mjaft kontrovers për të lindurit në shenjën e Binjakëve, të cilët do të duhen të zgjidhin problematika të karakterit funksional dhe çështje të mbetura pezull për shumë kohë. Pra, do të nevojiten qetësia dhe prakticiteti për të ecur përpara.
Periudhat më të mira dhe të këqija të vitit
Ecuria e vitit do të jetë me luhatje, për shkak të kontrastit të planetëve Jupiter dhe Saturn: I pari është pozicionuar tek Virgjëresha dhe nuk do të lëvizë deri në fund të verës, i dyti është në kundërshti, me një efekt final që do të ndikojë në gjendjen emocionale të karakterizuar nga një sjellje negative, sidomos në pjesën e parë të vitit. Përmirësime në Pranverë.
Dashuria për beqarët
Këshillohen të lindurit në shenjën e Binjakëve që të mos rrëmbehen nga sjellje agresive, apo shumë kokëforta në marrëdhëniet e reja që do të nisni. Preferoni qetësinë dhe favorizoni dialogun. Në fakt edhe nëse mundësitë për takime nuk do të mungojnë, sidomos duke filluar nga muaji Maj, për shkak të ndikimit negativ të Saturnit, dashuria do të karakterizohet nga turbullirat dhe jo gjithnjë historitë e sapo nisura do të zgjasin.
Dashuria për çiftet
Në muajin Gusht, do të ketë një përmirësim të ndjeshëm të humorit, pasi do të fitoni qetësinë që do ju lejojë të menaxhoni më mirë marrëdhëniet sentimentale. Marrëdhëniet në çift do të konsolidohen duke përforcuar bazat e lidhjes.
Kombinimi i shenjave
Duke parë vështirësinë për të krijuar marrëdhënie gjatë vitit të ardhshëm, shenja e Binjakëve do të preferojë një marrëdhënie me Ujorin, ose me një Binjak tjetër më shumë se sa pasionin që mund të ketë me Dashin. Në fushën profesionale do të vini re një marrëdhënie më të mirë me Luanin dhe Gaforren ndërkohë që do të kundërshtohen marrëdhëniet me Shigjetarin dhe Virgjëreshën.
Parashikimet për Studentët
Rrugëtimet e përshkruara do të ngadalësohen nga shpërqendrime të vazhdueshme dhe rënie të përqendrimit. Do ta keni të lehtë të bëni disa zgjedhje të rrezikshme në këtë periudhë. Në fakt nga muaji janar deri në Mars do të jetë më e komplikuar të gjeni qetësinë që duhet për të ecur përpara, por që nga muaji Prill erërat do të ndryshojnë duke arritur të gjeni ekuilibrin. Në këtë periudhë do të rikuperoni rrugëtimin e braktisur.
Parashikimet për punëtorët
Puna do të vuaj nga pozicioni i pafavorshëm i planetëve dhe deri në Shator duhet të silleni në mënyrë kostante dhe të rregullt. Me ardhjen e vjeshtës parashikohen eksperienca të reja dhe zhvillime më të mira. Do të vijë momenti i përshtatshëm për realizmin e projekteve ekzistuese dhe për të përmirësuar pozicion tuaj në sektor. Këshillohet të pranoni ndihmën e bashkëpunëtorëve që do të jetë e çmuar, në mënyrë që të lehtësoni ngarkesën e punës. Kështu do ta keni më të lehtë të përqendroheni në zgjidhjen e çështjeve praktike të shtyra prej kohësh.
Parashikimet për ata që kërkojnë një punë
Ata që janë në kërkim të një pune duhet të presin ardhjen e vjeshtës për të marrë përgjigje konkrete. Në muajt Janar dhe Shkurt këshillohet të punoni për të promovuar imazhin tuaj më së miri në mënyrë që të jeni gati ta shfaqni kur ndikimi i Saturnit do të pakësohet dhe ai i Marsit do të bëhet më i fortë duke lehtësuar arritjen e objektivave tuaj.
Paratë
Do të jetë një vit ku fatmirësisht nuk do të ketë shumë luhatje dhe do të ruani një farë stabilitetit. Është e domosdoshme të shpenzoni në mënyrën e duhur. Të papritura mund të shfaqen dhe duke qenë se nuk është periudha më e mirë duhet të jeni të kujdesshëm. Rreth gjysmës së tetorit dhe fillimit të Nëntorit situata e përgjithshme do të përmirësohet ndjeshëm.
Fati
Duke qenë një vit intensiv pune për shenjën e Binjakëve efektet e mira do të zbuten mjaftueshëm me ndonjë të papritur të mundshme sidomos rreth muajit mars. Por situata do të përmirësohet gjatë vitit dhe disa ngjarje të vogla me fat si fitimi i një lotarie mund të ndodhin rreth 15 shtatorit. Por edhe pse këto nuk do të kontribuojnë shumë në përmirësimin e situatës në përgjithësi, do t’ju lejojnë të fitoni besimin dhe pozitvitetin.
Udhëtimet
Udhëtimet që ishin programuar prej kohësh do të përmbushen me sukses dhe do të vazhdojnë të udhëtojnë ata që ishin mësuar ta bënin për punë. Yjet parashikojnë më pak udhëtimet për kënaqësi për shkak të nevojës për një menaxhim më të kujdesshëm të financave tuaja.
Shëndeti
Shëndeti do të jetë i shkëlqyer përveç ndonjë viroze të lehtë stinore. Dedikojuni ndonjë aktiviteti sportiv për të përballuar sa më mirë përditshëmrinë, sidomos nëse bëni punë sedentare.

Si do me veje puna mua me tokat ne fshat, me bagetite qe ka pasur stergjyshi i gjyshit tim, do ti marre apo jo; çfare thone shenjat ju lutem.